Open Data Albania po analizon ndryshimet në shpenzimet e planifikuara buxhetore për vitin 2024, me Akt Normativ Nr. 3 datë 28.08.2024. Ky është ndryshimi i dytë i buxhetit të planifikuar me Ligj Nr. 97/2023. Ndryshimi i parë planifikimeve buxhetore u miratua në shkurt me Akt Normativ Nr. 1/2024 (shih artikullin për ndryshimet e miratuara).

Plani i shpenzimeve buxhetore rivlerësohet 744.1 miliard lekë nga 771.4 miliard lekë (plani i rishikuar me AN 1/2024), pra një rritje me 27.3 miliard lekë. Në raport me planifikimin fillestar, shpenzimet fiskale të buxhetit të shtetit programohen me plus 34 miliard lekë ( plus 5.6% e planit fillestar). Rivlerësimi me plus 27.3 miliard lekë me aktin e dytë normativ në planin e shpenzimeve parashikohet nga të ardhurat shtesë. Ndërkohë balanca buxhetore ruhet e pandryshuar në nivelin 57.28 mld lekë.


Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/buxheti-2024/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shtesa në shpenzimet buxhetore shkon në pjesën më të madhe për financimin e shpenzimeve kapitale plus 14.9 miliard lekë. Të ardhurat e tjera ndahen 11.3 miliard lekë për financimin e shpenzimeve korrente dhe 1 miliard lekë për fondin rezervë.


Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/buxheti-2024/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/buxheti-2024/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Financimi shtesë për shpenzimet kapitale me 14.9 miliard lekë, shkon në masën 12.9 miliard lekë për financim të Investimeve të Brendshme dhe 2 miliard lekë shtesë për Fondin e Rindërtimit. Më herët me aktin normativ të shkurtit, Investimet e Brendshme u riplanifikuan me 10.2 miliard lekë më shumë se plani fillestar. Në total ky zë është planifikuar me financim shtesë prej 23.1 miliard lekë më shumë në raport me planifikimin fillestar të ligjit për buxhetit të shtetit (Ligj 97/2023).


Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/buxheti-2024/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/buxheti-2024/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në kategorinë e shpenzimeve korrente shtesë fondi më të lartë kanë shpenzimet për buxhetin vendor, plus 8 miliard lekë. Kjo rritje vjen si rezultat i rritjes së të ardhurave të veta tatimore të pushtetit vendor (taksa lokale dhe e pasurisë – shih artikullin).

Në vend të dytë me financim më të lartë në zërin shpenzime korrente, rezultojnë Shpenzimet Operative Mirembajtje të qeverisë qendrore me plus 5.04 miliard lekë financim shtesë nga plani i shkurtit.

Shpenzimet e Personelit rivlerësohen me plus 197 milion lekë (në zërat paga dhe kontributi për sigurime shoqërore, përkatësisht shtesë  plus 154 dhe  plus 44 milion lekë), ndërsa kategoria e Subvencioneve financohet me shtesë fondi prej 55 milion lekësh, në raport me planin e rishikuar. Ndërkohë Shpenzime per Fondet Speciale mbeten të pandryshuar që nga planifikimi fillestar, në masën 248.9 miliardë lekë.

Nga ana tjetër shpenzimet për Interesat e borxhit vlerëohen me ulje për planin 2024. Konkretisht interesat e jashtme planifikohen rreth 2 miliard lekë më pak se plani i miratuar me aktin normativ nr.1/2024, kryesisht si rezultat i efektit të kursit të këmbimit. Ndërkohë kontingjenca për risqet e borxhit dhe shpenzimet për interesat e brendshme planifikohen përkatësisht me plus 120 dhe plus 19 milion lekë. Në total zëri i shpenzimeve për interesat rivlerësohet me 1.83 miliard lekë më pak se plani i programuar me aktin e shkurtit.


Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/buxheti-2024/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/buxheti-2024/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Fondi Rezervë i cili përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, u rivlerësua me shtes prej 1 miliard lekë.


Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/buxheti-2024/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Defiçiti Buxhetor mbetet e njëjtë me planin e miraturar me akt normativ nr. 1/2024, në vlerën 57.28 miliard lekë. huamarrja e brendshme parashikohet të financojë 87.2% të tij (50 miliard lekë). Huamarrja neto e huaj vlerësohet të jetë në nivele negative.


Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/buxheti-2024/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/buxheti-2024/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Huamarrja afatgjatë e huaj pritet të jetë sa plani i vlerësuar me aktin e shkurtit, ndërsa zëri i Ripagesave të boxhit të jashtëm  rishikohet me ulje prej rreth 6.8 miliard lekësh, si rezultat i efektit të kursit të këmbimit, si dhe të mosmaterializimit të pagesave të mundshme, të parashikuara për t’u kryer nga Ministria e Financave për kredi të garantuara, pagesa të cilat janë kryer nga vetë huamarrësi.

Shkarko excel: Ndryshime në të Ardhurat Buxhetore 2024, Akt Normativ Nr. 3 datë 28.08.2024
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli