Ky artikull hulumtues identifikon buxhetin e planifikuar dhe atë të konsoliduar për Institucionet e Pavarura që veprojnë në Republikën e Shqipërisë për periudhën 2020 deri 2024. Artikulli analizon edhe nivelin e mosrealizimit apo mbi-realizimit buxhetor vjetor duke evidentuar edhe shtesa apo pakësime buxhetore të bëra për këto Institucione. Gjatë hartimit, shqyrtimit dhe miratimit të Buxhetit të Shtetit në Parlament, Institucionet e Pavarura referojnë drejtpërdrejtë në komisione nevojat për buxhetin. Pavarësia institucionale konsiderohet e lidhur edhe me pavarësinë buxhetore të Institucioneve.

Institucionet e Pavarura që funksionojnë në Republikën e Shqipërisë dhe raportojnë në Parlament janë njëzet e pesë. Mes tyre me mbështetje buxhetore dhe që  kryejnë transaksione përmes Thesarit të Shtetit janë tetëmbëdhjetë. Në këtë analizë po zbardhim Buxhetin e Institucioneve të Pavarura Buxhetore sipas Ligjit për Buxhetin e Shtetit në periudhën 2020 dhe 2024 duke evidentuar edhe nivelin e realizimit nga Plani Fillestar tek Realizimi Final.

Nuk përfshihen në hulumtim Institucionet të cilat, pavarësisht se raportojnë në Kuvend, të dhënat e Buxhetit të tyre nuk janë pjesë e tabelave në Ligjin e Buxhetit, si  Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, Autoriteti i Mediave Audiovizive, Agjencia e Sigurimit të Depozitave, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Enti Rregullator i Ujit dhe Enti Rregullator i Energjisë. Këto institucione janë publike por jo buxhetore.

Buxheti i akorduar për Institucionet e Pavarura në hulumtim parashikohet të jetë për vitin 2024 në vlerën 14.8 miliard lekë. Buxhet ky sa 3.6% e totalit të shpenzimeve të institucioneve buxhetore. Në raport me shpenzimet e përgjithshme publike, buxheti i institucioneve të pavarura arrin në 2.01%.

Këshilli i Lartë Gjyqësor rezulton institucioni me buxhetin më të lartë të planifikuar për vitin 2024 në vlerën 4.97 miliard lekë. Ky Institucion buxhetohet për Planifikim Menaxhim dhe Administrim; Mbështetje për Teknologjinë në Sistemin e Drejtësisë dhe Buxheti Gjyqësor. Në vend të dytë pozicionohet Prokuroria e Përgjithshme me buxhet 3.3 miliard lekë, ndjekur nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me buxhet të planifikuar në vlerën 1.9 miliard lekë.



Burimi: Ministria e Financave, Buxheti në Vite, https://financa.gov.al/buxheti-ne-vite/



Burimi: Ministria e Financave, Buxheti në Vite, https://financa.gov.al/buxheti-ne-vite/



Burimi: Ministria e Financave, Buxheti në Vite, https://financa.gov.al/buxheti-ne-vite/

Fondi i Buxhetit për Institucionet e Pavarura është rritur me 5.2 miliard lekë që nga viti 2020, me një normë mesatare rritjeje vjetore prej 11.8% (apo 1.3 miliard lekë).



Burimi: Ministria e Financave, Buxheti në Vite, https://financa.gov.al/buxheti-ne-vite/



Burimi: Ministria e Financave, Buxheti në Vite, https://financa.gov.al/buxheti-ne-vite/

Interesant është fakti që mbi 90% e këtyre institucioneve për periudhën 2020 – 2022 raportojnë nën realizimi (mosrealizim) të buxhetit të planifikuar në Ligjin për Buxhetin e Shtetit.

Në vitin 2020 Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është institucioni i vetëm i cili rezulton me realizim mbi 100% të buxhetit të planifikuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vitin 2021 rezulton me realizim buxheti plus 2,088% më shumë se plani fillestar. Në Tab.1 të Ligjit Nr. 137/2020, “Për Buxhetin e Vitit 2021”, Buxheti Total për KQZ-në është 181 milion lekë. Me Akt Normativ Nr.4/2021 “Për Disa Ndryshime në Ligjin Nr. 137/2020, ‘Për Buxhetin e Vitit 2021’”, buxheti për KQZ-në u shtua me një fond prej 2.42 miliard lekë, duke arritur në 2.601 miliard lekë. Kjo me qëllim aplikimin e identifikimit elektronik te votuesve si dhe votimi elektronik projekt pilot.



Burimi: Ministria e Financave, Buxheti në Vite, https://financa.gov.al/buxheti-ne-vite/



Burimi: Ministria e Financave, Buxheti në Vite, https://financa.gov.al/buxheti-ne-vite/



Burimi: Ministria e Financave, Buxheti në Vite, https://financa.gov.al/buxheti-ne-vite/

Ndërkohë për vitin 2023, sipas tabelave të Projekligjit “Për Miratimin e Buxhetit Faktik të Vitit 2023” të depozituar në Kuvend, vetëm tre institucione rezultojnë me nënrealizim të buxhetit në raport me planin fillestar 2023.



Burimi: Ministria e Financave, Buxheti në Vite, https://financa.gov.al/buxheti-ne-vite/

Burimi i të dhënave të evidentuara dhe vizualizuara:

Ligj Nr. 88/2019 “Për Buxhetin e Vitit 2020”; Ligj Nr. 137/2020 “Për Buxhetin e Vitit 2021”; Ligj Nr. 115/2021 “Për Buxhetin e Vitit 2022”; Ligj Nr. 84/2022 “Për Buxhetin e Vitit 2023”; Ligj Nr. 97/2023 “Për Buxhetin e Vitit 2024”; Paketa e Projektligjit të Buxhetit Faktik 2020; Paketa e Projektligjit të Buxhetit Faktik 2021; Paketa e Projektligjit të Buxhetit Faktik 2022; Paketa e Projektligjit të Buxhetit Faktik 2023.

Planifikimi dhe realizimi i buxhetit të Institucioneve të Pavarura lidhet me funksionet dhe pavarësinë e Institucioneve. Gjatë hartimit dhe miratimit të Buxhetit të Shtetit, institucionet dëgjohen nga komisionet parlamentare mbi nevojat e tyre për buxhetim.

Shkarko excel: Buxheti vjetor i Institucioneve të Pavarura, Niveli i Realizimit 2020 – 2024
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: E. Vukaj, E. Gorgeja, Xh. Lila, P. Nikolli