Bashkia e Tiranës është institucioni me më shumë tendera mbi 100 milionë lekë, të cilat janë shenjuar nga Open Data me flamur të kuq me sqarimin mungesë konkurrence, ose skualifikime të kompanive dhe kontrata me negociim. Në katër vitet e fundit, ky institucion ka realizuar 44 tendera të tillë dhe në 12 prej tyre rezultojnë që procedura problematike.
Vlera totale e prokurimeve shkon në 4.7 miliardë lekë, ose 40 milionë euro.
Konkretisht në 7 raste janë skualifikuar konkurrentët me ofertën më të mirë për të shpallur fituesin. Këtu përmendim tenderin e Ujësjellësit të Tiranës me vlerë 15 milionë euro, ku u skualifikuan ofertat më të mira për të shpallur fitues bashkimin e operatorëve “Fusha” “2T” dhe “Shansi Invest”.
Ndërkoh në tre të tjerë është konstatuar mungesa e garës. Këtu përmendim tenderin për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sheshit “Skënderbej” i shpallur në nëntor të 2019-ës. Vlera e tij ishte 1.1 milionë euro, ku në tender ka marrë pjesë vetëm bashkimi i operatorëve “Fusha” dhe “Pastrime Silvio”.
Shiko artikullin e plotë KETU