Portali Gijotina publikoi në datë 27.01.2023 një artikull me temë “Albana Fico në gjurmët e Jotit, i fal Luan Leklit 19 milionë lekë”

Drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico, po ndjek gjurmët e paraardhësit të saj Enkelejd Joti, i cili tashmë drejton televizionin shtetëror RTSH. Ajo ka nënshkruar një tender në shkelje të ligjit të prokurimeve më datë 24 janar 2023. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “blerje Antineoplastike dhe immunomodulatore, 2-cladribine 10 gr”.

Konkretisht Fico po kërkon të blejë ilaçe për nevojat e QSUT-së. Ashtu siç bënte Joti, ilaçet vazhdojnë të blihen në disa duar që kanë krijuar kartelin mafioz të përfitimit të tenderëve publikë të spitaleve.  Sipas dokumenteve të publikuara, tenderi është dhënë pa garë. Vetëm firma “Lekli” e Luan Leklit ka paraqitur ofertë. Sipas ligjit, drejtoresha Fico duhej të anulonte tenderin dhe të rishikonte kriteret. Por, ajo ia ka falur pa garë Leklit dhe ka firmosur kontratën në mospërputhje me ligjin për prokurimet.

Shtojmë këtu faktin se fondi limit dhe oferta e Leklit janë në të njëjtin nivel, në vlerën 19 milionë lekë. Kjo është një tjetër shkelje, e cila shton dyshimet se kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar. Fico ka firmosur kontratën me Leklin dhe ky  fundit do të furnizojë me ilaçe QSUT-në për 2 vjet. Meqenëse kontrata mban riskun e abuzimit dhe korrupsionit me fondin,  Open Data e ka klasifikuar me “Flamur të kuq” si shenjë alarmi.

Shiko artikullin e plotë KETU