Mehdi Lala i Shpresa.al i është futur më kokë fondeve të bashkive. Rruga e tij për të përfituar sa më shumë para bëhet më e lehtë kur bashkëpunon me Erion Veliajn, pasi edhe ky i fundit përfiton pjesën e tij. Aferat e mëdha bëhen me prokurimet publike. Rasti më i fundit është tenderi me objekt “Rehabilitimi i rrugëve të Bllokut që kufizohet nga rrugët “Fabrika e Qelqit”, “Konferenca e Pezës”, “Besim Alla”, dhe “Jorgo Panajot”. Tendedr i haur nga bashkia Tiranë, e cila do të shpenzojë  1.6 m miliardë lekë për të riparuar këto rrugica.  Në fakt të gjitha këto rrugica janë shtruar fund të vitit 2018. Dhe asaj kohe në kontarët përfshiheshin edhe shpenzimet për mirëmbajtjen. Ndërsa tani 4 vjet më pas, Veliaj hap tjetër tender, për ndërhyrje që nuk janë të nevojshme.

Pra milionat do të hidhen në punë që nuk do të kryhet. Ndërsa më tutje evidentojmë se tenderi është dhënë pa garë dhe Mehdi Lala ka firmosur kontratën në kundërshti me ligjin për prokurimet.  Sipas të dhënave për këtë tender kanë shfaqur interes 15 kompani. Të gjitha janë përjashtuar dhe në garë ka mbetur firma e paraqitur nga Lala, i cili ka garuar si bashkim operatorësh me dy firmat e tij ALB-Shpresa dhe “Mela”.

Veliaj nuk ka vepruar sipas rregullave por ka firmosur kontatën me këto dy kompani pa zhvilluar një garë të mirëfilltë. Për këtë, Open Data Albania i ka dhënë flamurin e kuq dhe tregon se ky tender përbën rrezik për fondet e bashkisë.

Shiko artikullin e plotë KETU