Portali Gijotina publikoi në datë 06.02.2023 një artikull me temë “Llatja i xhiron 580 mln lekë biznesmenit të akuzuar për vjedhje”

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja po iu sulet fondeve të bashkisë në prag të mbarimit të mandatit. Qyteti i Elbasanit është një vend që ka klimë të ashpër në dimër, shirat janë të shumtë dhe shpesh herë rrugët përmbytën. Të pakën në 6 vitet e fundit atje nuk ishte vënë dorë në kanalet kulluese, edhe pse çdo vit nga shtatori në mars shumë rrugë kryesore në qytet mbyten nga uji.

Tani, frika e garës zgjoi kryebashkiakun dhe po kujtohet për kanalizimet. Me datën 3 shkurt 2023, Llatja ka firmosur tenderin me objekt “Ndërtim rrjeti KUZ në zonat informale”. Për këtë projekt do të shfrytëzohen 580 milionë lekë nga fondet e Bashkisë Elbasan. Projekti po thuret në shkelje të ligjit, duke krijuar dyshime se një pjesë e parave shkon në xhep të zyrtarëve dhe biznesmenëve.

Tenderi është vlerësuar nga Open Data me “Red Flag” duke ngritur alarmin për abuzim me fondin. Sipas dokumenteve të publikuara, ky prokurim është mbyllur pa garë. Kanë qenë 4 firma, të cilat kanë paraqitur ofertat e tyre, por janë skualifikuar menjëherë nga gara. Ka kaluar si e vlefshme vetëm oferta e bashkimit të të dy kompanive: ”XHAST” SHPK , në pronësi të Agim Karajt dhe  ”DENIS-05“ SHPK, në pronësi të Hajredin Ukperajt.

Shiko artikullin e plotë KETU