Radio Televizioni Publik publikoi në datë 02.02.2023 një artikull me temë “Brahaj: 700 kompani që operojë në vend, të regjistruara në parajsa fiskale”

Në Shqipëri Shoqëria Civile ka ngritur shqetësimin, se një numër i madh kompanish që operojnë në vend janë regjistruar në Parajsa Fiskale.

Sipas të dhënave 701 kompani që operojnë në Shqipëri në sektorë të ndryshëm janë regjistruar në Parajsa Fiskale. 33 prej tyre përfitojnë para dhe benefite nga paratë publike! 

Të dhënat u publikuan nga një studim i realizuar nga Open Data Albania, e cila prezantoi “Dokumentin mbi Kontrollin e Integritetit të Kontraktorëve Publik, praktikat EU dhe Konteksti Shqiptar, me cilësinë e ekspertit ligjor! 

“Kemi vënë re se ngremë pyetje, se kush janë ata biznese apo kontraktorë publikë, të cilët vijnë në Shqipëri dhe fitojnë kontrata të taksapaguesve apo fitojnë statusin e investitorit strategjik e më pas marri në duar menaxhimin e aseteve publike. Shqetësim kemi edhe rastin kur disa kompani që marrin licensa, janë kompani që vijnë nga vende ku regjistri i biznesit të tyre është ofshore apo shell”, tha Aranita Brahaj.

Shiko artikullin e plotë KETU

Shiko ne Youtube