Në vitin 2022 kanë aplikuar për Vizë Studimi në Mbretërinë e Bashkuar 851 shqiptarë. Numri i aplikimeve për vitin 2022 është më i larti ndër vitet 2005-2022, të marra në shqyrtim. Të dhënat janë marrë nga Zyra e Statistikave Zyrtare e Mbretërisë së Bashkuar.



Burimi: Zyra e Statistikave Kombëtare, Mbretëri e Bashkuar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Mbretëria e Bashkuar ka aprovuar Viza Studimi në vitin 2022 për 761 shtetas shqiptarë që kanë aplikuar për një të tillë. Ndërkaq, 71 aplikantëve të tjerë u është refuzuar viza studentore, ndërsa 2 persona kanë tërhequr aplikimin.



Burimi: Zyra e Statistikave Kombëtare, Mbretëri e Bashkuar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Norma më e ulët e pranimit është shënuar në vitin 2013, përkatsisht u aprovuan viza studentore për 514 shqiptarë (për 56% të aplikimeve, pa tërheqje). Të dhënat tregojnë që vitet e fundit Mbretëria e Bashkuar ka tendencë që të aprovojë një pjesë më të madhe të aplikimeve për viza studentore nga shqiptarët, përkatësisht 9 në 10 aplikime. 



Burimi: Zyra e Statistikave Kombëtare, Mbretëri e Bashkuar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Pothuajse të gjithë studentët që kanë përfituar viza Studimi në MB gjatë viteve të fundit kanë mbështeje financiare për kryerjen e studimeve të tyre. Në vitin 2022 kanë studime te mbështetura 96% e shqiptarëve që kanë përfituar vizë studentore në MB. Që nga viti 2016, vit në të cilin kishte rënie të studimeve të sponsorizuara, ka pasur rritje të vazhdueshme të pjesës që studiojnë në MB me mbështetje financiare.



Burimi: Zyra e Statistikave Kombëtare, Mbretëri e Bashkuar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Kina është vendi me numrin më të lartë të vizave studentore të aprovuara në Mbretëria e Bashkuar, përkatësisht 596 138 viza për pesëvjeçarin  2018 – 2022. Pason India me 399 809 viza dhe Nigeria me 193 201 viza. Shqiptarë renditet vendi 54 në botë, me 2 699 viza të aprovuara në pesëvjeçarin 2018- 2022 në vlerë absolute. Totali i vizave të aprovuara 2 071 070 qytetarë nga e gjithë bota.



Tabela: Viza Studentore të aprovuara në Mbretërinë e Bashkuar sipas shtetësisë, pesëvjeçari 2018 – 2022
Burimi: Zyra e Statistikave Kombëtare, Mbretëri e Bashkuar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shqiptarët kanë shkuar më shumë për të studiuar në Mbretërinë e Bashkuar në periudhën 2018-2022 (2 699 shqiptarë) sesa qytetarët nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Në rajon pasojnë serbët me 1 936 qytetarë që kanë përfituar një vizë studimi në MB. Më pak qytetarë nga Bosnje&Hercegovina kanë shkuar për të studiuar në MB, përkatësisht 312 qytetarë gjatë pesëvjeçarit 2018-2022.



Burimi: Zyra e Statistikave Kombëtare, Mbretëri e Bashkuar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Mbretëria e Bashkuar në vitin 2022 ka aprovuar 98% të aplikimeve për Vizë Studentore nga e gjithë bota.

Qytetarët shqiptarë që kanë përfituar vizë Studimi në MB në vitin 2021 përbëjnë 2.7% të regjistrimeve totale të studentëve në Universitetin e Tiranës për atë vit.

Shkarko excel: Student Shqiptar në Britani sipas aprovimit Viza Studentore
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha