Indeksi i Transformimit Bertelsmann Stiftung (BTI) analizon dhe vlerëson se si vendet në zhvillim dhe vendet në tranzicion po ecin në ndryshime shoqërore drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Të udhëhequr nga rregulla të standartizuara, ekspertët e vendeve vlerësojnë shkallën në të cilën janë përmbushur gjithsej 17 kritere për secilin nga 137 vendet. Think Tank që e realizon këtë Vlerësim është Bertelsmann Stiftung (BF), i themeluar në vitin 1977 si një fondacion privat. Bertelsmann Stiftung është institut kërkimi i pavarur dhe jopartiak. Studimi dhe vlerësimi i Indeksit BTI, është një studim kualitativ nëpërmjet intervistave me ekspertë. Transparency International ndërton Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit bazuar ndër të tjera edhe në këtë indeks.  Pra, përdorimi i këtij indeksi është i gjërë, kur flitet për vendet në zhvillim dhe në tranzicion.

Indeksi BTI bën një vlerësim të një sërë fushave por ky artikull do të fokusohet tek Demokracia. Bertelsmann Stiftung publikon indeksin BTI çdo dy vite. Publikimet e BTI masin indeksin për dy vitet paraardhëse, të vitit që publikohet raporti.

Demokracia në Shqipëri, në raportin e BTI publikuar 2022, vlerësohet si demokraci me defekte, përkatësisht me 7.1 pikë nga 10 pikët maksimale.

Krahasuar me 2 vite më parë, Demokracia është përkeqësuar në Shqipëri. Rënia është nga 7.15 pikë që vlerësohej në vitin 2020 në 7.1 pikë në vitin 2022. Viti me vlerësimin më të ulët të këtij indeksi është në raportin e vitit 2014, vlerësim 6.7 pikë nga 10 të mundshme.



Burimi: BTI Index
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: BTI Index
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në raportin e publikuar në vitin 2022, në lidhje me demokracinë, Shqipëria vlerësohet më dobët në përpjekjet e saj për të bërë Shtet të së Drejtës. Nga 10 pikë të mundshme, Shqipëria vlerësohet në këtë aspekt me 5.5 pikë. Indikatori i dytë që vlerësohet më dobët në lidhje me demokracinë nga ekspertët e Fondacionit Bertelsmann Stiftung është Stabiliteti i Institucioneve Demokratike në vend, me 6.5 pikë. Integrimi Politik dhe Social është aspekti i tretë që vlerësohet më dobët përsa i përket vlerësimit të shkallës së demokracisë në vend, përkatësisht 6.8 pikë nga 10 të mundshmet.

Më mirë vlerësohet Pjesëmarrja Politike me 7.8 dhe Shtetësia me 9 pikë nga 10 maksimale.



Burimi: BTI Index
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Secili nga kriteret që u vlerësuan më sipër, kanë disa tregues që janë përdoruar për të marrë vlerësimin e tyre.

Në kriterin e Shtetësisë, marrin vlerësimin maksimal treguesit: Monopol në përdorimin e Forcës (nënkupton që shteti është i aftë të zotërojë të gjithë territorin e tij), dhe Paqja Fetare.

Administrimi bazë, pra përgjegjësia e shtetit për të ofruar shërbimet publike, vlerësohet më dobët, me 7 pikë nga 10 maksimalet.



Burimi: BTI Index
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Përsa i përket vlerësimit të pjesëmarrjes politike, vlerësohen me 7 pikë nga 10 të mundshme, Liria e Shprehjes, Fuqia efektive për të qeverisur dhe Zgjedhjet e lira e të ndershme.



Burimi: BTI Index
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Lidhur me Shtetin e së drejtës, indikatori që vlerësohet më dobët është Ndjekja Penale për Abuzim me Detyrën, që vlerësohet vetëm me 4 pikë nga 10 të mundshmet. Shumë dobët, me gjysmën e pikëve vlerësohet Sistemi Gjyqësor dhe Ndarja e Pushteteve.



Burimi: BTI Index
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Tek Stabiliteti i Institucioneve Demokratike vlerësohet mirë angazhimi ndaj tyre me 8 pikë nga 10, por më dobët performanca e tyre, me vetëm 5 pikë nga 10.



Burimi: BTI Index
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Kriteri i Grupeve të Interesit dhe Sistemi Partiak janë ata që vlerësohen më dobët tek Integrimi Social dhe Politik, me 6 pikë nga 10.



Burimi: BTI Index
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Krahasimi i indikatorëve të publikuar në vitin 2022, me një dekadë më parë, 2012 na tregon që Indeksi i Statusit të Demokracisë ka shënuar rënie. Përkatësisht, ky indeks është vlerësuar me 7.25 pikë nga 10 në vitin 2012, kurse në vitin 2022 vlerësimi ka rënë në 7.1 pikë. Krahasuar me vendet e tjera në zhvillim ose tranzicion Shqipria ka përmirësim në renditje, përkatësisht nga vendi i 34/137 vende në vendin e 27/137 vende. Pra, kemi përmirësim në renditje kundrejt të tjerëve por kemi përkeqësim kundrejt vetes.

Rritje në vlerësim kanë pësuar kriteri i Shtetetësisë me 0.2 pikë, kriteri i Pjesëmarrjes Politike me 0.3 pikë dhe Integrimi Social dhe Politik me 0.3 pikë, krahasuar me raportin e publikuar në vitin 2012.

Kriteri i Shtetit të së Drejtës, ka shënuar rënie të vlerësimit me 0.5 pikë dhe Stabiliteti i Institucioneve Demokratike rënie me 1 pikë, krahasuar me një dekadë më parë.

Përkeqësim,  rënie me 1 pikë në vlerësim kanë shënuar Ndarja e Pushtetit, Ndjekja Penale për Abuzim me Detyrën, Përformanca e Institucioneve Demokratike, si dhe angazhimi ndaj Institucioneve Politike.

Treguesit e tjerë kanë ruajtur të njëjtin vlerësim të vitit 2012 edhe në vitin 2022.



Burimi: BTI Index
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Maqedonia e Veriut ka vlerësim të Indeksit të Demokracisë më të lartë në Ballkanin Perëndimor, 7.6/10 pikë. Pasojnë Shqipëria dhe Mali i Zi me vlerësim të barabartë në lidhje me këtë indeks, 7.1/10 pikë. Kosova renditet e katërta në rajon me vlerësim Indeksi 6.7/10 pikë, ndjekur nga Serbia me 6.25 pikë dhe Bosnje & Hercegovina në fund me 5.6 pikë.



Burimi: BTI Index
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: BTI Index
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Sistemi Gjyqësor i Pavarur, Ndjekja Penale për Abuzimin me Detyrën dhe Administrimi Bazë (Shërbimet Publike) janë treguesit ku Shqipëria vlerësohet më dobët krahasuar me vendet e rajonit.

Shkarko excel: Vlerësim Demokracia në Shqipëri, Indeksi i Transformimit Bertelsmann Stiftung, 2008-2022, krahasim me vendet e rajonit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha