Programi i Rindërtimit i Qeverisë Shqiptare prezantuar në konferencën e donatorëve të mbajtur në Shkurt 2020 në Bruksel prezantoi dëme dhe nevoja për Ndërhyrje në vlerën 1.076 miliard Euro ose (rreth 131 Miliard Lekë – kursi këmbimit shkurt 2020). Kjo vlerë u përllogarit nga Qeveria Shqiptare si dëme dhe nevoja për ndërhyrje pas Pasojave të Tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Këto nevoja u evidentuan si për Strehim dhe për Instrastrukturë Urbane, Godina Publike kryesisht Shëndetësi dhe Arsim.

Në konferencën e donatorëve Qeveria Shqiptare mori premtime për ndihmë dhe kreditim në vlerë 1.15 miliard Euro (ose 140 miliard lekë). Më me detaje mbi rezultate të Vlerësimit të Qeverisë dhe Raportit të Konferencës, Open Data Albania ka publikuar në artikullin me titull Financimi Ndërkombëtar për Rindërtimin e Dëmeve dhe Humbjeve nga Tërmeti Nëntor 2019.

Në vitin e katërt pas Fatkeqësisë (mars 2023), Qeveria dhe Shteti Shqiptar kanë Buxhetuar, Alokuar dhe Konsoliduar total 75 miliard lekë. Konkretisht në 2020 u konsoliduan 16.6 miliard lekë, në 2021 janë 29.5 miliard dhe në vitin 2022 janë 28.9 miliard lekë shpenzime të realizuara. Viti aktual 2023 ka një Plan të Buxhetuar për Programin e Rindërtimit në masën 5 miliard lekë. Ndërsa Ligji për Buxhetin e Shtetit 2023, në tabelën Treguesit Fiskal planifikim afatmesëm, tabelë nr. 4 Shoqëruese e Buxhetit, zbardh faktin se viti 2023, është viti i fundit me planifikime dhe buxhet për këtë Program. Në finale themi që Qeveria po përmbyll buxhetimin e këtij Programi me 80 miliard lekë. Ndërkohë evidenca e databazës Open Procurement Albania për Programin e Rindërtimit shfaq të dhëna për 856 Tendera me Fond Limit total Limit të tenderuar 96.65 miliard lekë pa TVSH, nga të cilat Tender që kanë shpallur Fituesin kanë vlerë kontrate të fituar pa TVSH prej 84 696 357 271 Lekë (84.69 miliard lekë). Databaza për Bashki Rindërtimi dhe Fondi Shqiptar për Zhvillim FSHZH. Diferenca Vlerë Buxhetim me Vlerë Tenderim mbetet e paqartë në kontekstin e një Programi Buxhetor për të cilin Shteti kontrakton dhe planifikon me një Bazë Ligjore të ndryshme nga Ligji për Buxhetin e Shtetit dhe Ligji për Prokurimet Publike.  Diferenca bëhet më e madhe nëse nga Buxhetimi zbresim edhe 11.5 miliard lekë të këtij programi të disbursuara direkt tek individët për rikonstruksione të dëmeve të lehta në banesa dhe godina. (Grante individuale gjenden në Thesar me këto linqe: Link 1, Link 2, Link 3 – janë mbajtur në llogaritje vetëm Grantet Individuale)



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin e parë, fondi i Rindërtimit u shtua si zë i veçantë në Buxhetin 2020 (fond ekstrabuxhetor). Fillimisht u planifikuan 20 miliard lekë në ligjin për Buxhetin 2020. Qeveria ka ndryshuar katër herë Buxhetin e Shtetit 2020 përmes akteve normative. Në aktin normativ nr. 28, të korrikut qeveria rriti planin Fond Rindërtimi me 14 miliard lekë duke shkuar në 34 miliard lekë. Ndërkohë në aktin normativ nr. 34, dhjetor 2020, plani u reduktua me 2 miliard lekë duke shkuar në 32 miliard lekë në përfundim.

Krahasuar me planin fillestar, plani përfundimtar në 2020 u rrit me 12 miliard lekë ose me 60%.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin e dytë buxhetor 2021, Fondi i Rindërtimit u klasifikua në kategorinë e shpenzimeve kapitale. Fillimisht, në Buxhetin e vitit 2021 u planifikuan për këtë zë 28 miliard lekë. Buxheti i Shtetit 2021 u ndryshua nëpërmjet 5 akteve normative, ku fondi i rindërtimit shënoi rritje me 7 miliard lekë, duke arritur në 35 miliard lekë në aktin normativ nr. 34, dhjetor 2021.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në Buxhetin fillestar të Shtetit për vitin 2022, ishin planifikuar 20 miliard lekë për Fondin e Rindërtimit. Ky ligj ka ndryshuar 4 herë nëpërmjet akteve normative, por vetëm akti normativ i fillim dhjetorit (nr. 17) preku edhe Fondin e Rindërtimit. Përkatësisht në aktin normativ nr. 17 u shënua shtesë në Fondin e Rindërtimit me 12.4 miliard lekë, 62% më shumë se fillestari, duke arritur në 32.4 miliard lekë.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Për vitin 2023 janë planifikuar 5 miliard lekë në zërin e Fondit të Rindërtimit. Në fund të vitit 2023 synohet që të mbyllet Programi i Rindërtimit, pasi Fondi i Rindërtimit nuk rezulton në planin e Buxhetit Afatmesëm të Qeverisë për vitet 2024 e në vazhdim. Në procedurat për menaxhimin e procesit të rindërtimit përcaktohet se në fund të vitit buxhetor, fondet e pashpenzuara nga ky Fond Rindërtimi trashëgohen në vitin pasardhës dhe përdoren për të njëjtin qëllim.

Fondi i Rindërtimit ka hasur vështirësi në realizim që në vitin e parë dhe kjo e ndikuar edhe për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid 19. Në vitin 2020 është realizuar vetëm 52% e planit përfundimtar të vitit, duke shënuar nivelin më të ulët të realizimit krahasuar me vitet e tjera pasuese. Përkatësisht u alokuan fonde për Rindërtimin në masën e 16.6 miliard lekë nga 32 miliad që ishin planifikuar.

Viti 2021 shënoi përmirësim duke u realizuar 84% e fondit të planifikuar, 29.5 miliard lekë nga 35 miliard lekë të planifikuara.  

Nga 32.4 miliard lekë të planifikuara për tu alokuar për fondin e rindërtimit në vitin 2022 u konsoliduan 89% e tyre ose 28.9 miliard lekë.  Konsolidimi i Fondit të Rindërtimit ka ardhur në përmirësim të vazhdueshëm nga viti në vit, por nuk është shënuar realizim mbi 90%, duke shfaqur problematika në ecurinë e vetë procesit të rindërtimit.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Konsolidimi i Fondit të Rindërtimit sipas muajve tregon se Qeveria alokon fonde për këtë program kryesisht në minutë të fundit, pra në dhjetor ose në muaj specifik që përkojnë edhe me Fushata Zgjedhore, si Prill 2021, ku u shpenzua më shumë se muajt e tjerë pararendës apo pasues. Në vitin 2020, e gjithë shuma e alokuar për këtë program është në muajin dhjetor, përkatësisht 16.6 miliard lekë.



Tabela: Konsolidimi i Fondit të Rindërtimit sipas muajve dhe pesha kundrejt Total viti, 2020-2023
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Fondi i rindërtimit i konsoliduar përbënte 16.3% të shpenzimeve faktike kapitale në vitin 2020 (tek kategoria shpenzime kapitale është shtuar edhe fondi i rindërtimit pasi në këtë vit klasifikohej si zë më vete) kundrejt planifikimit 26.4%. Në vitin 2022, 25.8% e shpenzimeve kapitale përbëhen nga Fondi i Rindërtimit, ndërkohë që planifikimi ishte 27%.

Shkarko excel: Fondi i Rindërtimit Plan Buxhetim dhe Realizim, 2020 – 2023, ndryshimet në Buxhetin e Shtetit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha dhe Lea Kanani