Open Data Albania po hulumton në lidhje me shqiptarët që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Europian si dhe në vendet EFTA. Të dhënat për BE-në nuk përfshijnë azilet në Mbretërinë e Bashkuar tashmë jashtë Unionit. Azilkërkues quhet çdo shtetas i vendit të tretë ose person pa shtetësi që ka paraqitur një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare ose është përfshirë në një aplikim të tillë si anëtar i familjes gjatë një periudhe referuese.
Në vitin 2022 kanë kërkuar azil në vendet e BE-së 10 650 shqiptarë që përbëjnë 1.8% e totalit të azilkërkuesve në BE.
Viti 2015 ka qenë viti në të cilin ka pasur më shumë kërkesa për azil nga shqiptarë në BE, përkatësisht 64 155 shqiptarë ose sa 5.3% e totalit të azilkërkuesve në BE.
Burimi: EUROSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat tregojnë se 21% më shumë shqiptarë kanë kërkuar azil në një nga vendet e BE-së në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021.
Burimi: EUROSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Më shumë se gjysma e azilkërkuesve shqiptarë në vitin 2022 që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, janë azilkërkues në shtetin e Francës (54%). Pason Gjermania (16%), Italia (12%), Greqia (8%).
Burimi: EUROSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Në periudhën 2014-2022, pothuajse gjysma e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së kanë aplikuar në Gjermani (47.4%). Pason Franca (29.3%), Greqia (7.6%), Suedia (3.9%).
Burimi: EUROSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Azilkërkuesit shqiptarë në vendet e BE-së kanë pasur destinacion kryesor Francën në vitet 2012-2013 dhe 2017-2022, ndërsa në vitet 2014-2016 Gjermaninë.
Tabela: Aplikime Shqiptar për Azil, sipas shteteve BE, 2012-2022
Burimi: EUROSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Shqiptarët që kanë kërkuar azil në vendet EFTA (Zvicër, Norvegji, Islandë) janë të paktë në numër. Në vitin 2022, janë 75 persona kanë kërkuar azil në këto shtete (Islanda nuk i ka publikuar ende).
Burimi: EUROSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Vendimmarrje gjyqësore, për azilkërkuesit shqiptarë në vendet e BE-së:
Vendimet e marra nga vendet e BE-së janë ose refuzim të statusit të azilantit ose vendim pozitiv. Në rastin e vendimeve pozitive përfshihen: Statusi i mbrojtjes plotësuese (ekonomike) – personat që u është dhënë ndihmë plotësuese (ekonomike) si vendim përfundimtar nga organet administrative ose gjyqësore; Statusi Humanitar – personat që kanë marrë autorizim për të qëndruar në një shtet të caktuar për arsye humanitare, sipas ligjeve kombëtare të secilit shtet; Statusi i Konventës së Gjenevës (refugjatit) – personat që njihen si refugjatë, për arsye sepse plotësojnë kushtet e mëposhtme: të jenë jashtë vendit të tyre, të kenë arsye që të kenë frikë nga persekutimi dhe të mos jenë në gjendje që të kërkojnë mbrojtje nga vendi i tyre. Arsyet për diskriminim mund të jenë një nga të mëposhtmet: raca, feja, kombësia, bindja politike, ose grupi social.
Në vitin 2021, janë deklaruar 405 vendimmarrje pozitive për shtetas shqiptarë kërkues azili, nga të cilët 245 persona kanë përfituar statusin Humanitar, 115 statusin e mbrojtjes plotësuese (ekonomike) dhe 50 statusin e Konventës së Gjenevës. *Shënim: Eurostat bën përafrime të shifrave në 5-shen më të afërt.
Aprovime më të larta të azilantëve janë shënuar në vitin 2018, vit në të cilin kanë përfituar 855 shtetas me origjinë shqiptare. Norma e pranimit (përgjigje pozitive) gjatë këtij viti ka qenë më e ulët sesa në vitin 2021 për arsye sepse numri i vendimeve të marra ka qenë më i lartë në vitin 2018. Rreth 15% e vendimeve përfundimtare gjyqësore kanë qenë pozitive për azilkërkuesit shqiptarë në vitin 2021.
Burimi: EUROSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Deri në vitin 2018, pjesa më e madhe e aplikantëve shqiptar për azil me vendim pozitiv kanë përfituar statusin e mbrojtjes plotësuese (ekonomike), ndërsa pas këtij viti, shumica përfitojnë statusin humanitar.
Burimi: EUROSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Mbi 74% azilkërkuesve shqiptarë në BE pas vitit 2014, kanë qenë persona deri në 34 vjeç. Një e treta e azilantëve shqiptarë në BE përbëhet nga minoren nën moshën 18 vjeç. Përkatësisht 33% e azilkërkuese gjatë periudhës 2014-2022 në BE kanë qenë minoren.
Burimi: EUROSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: EUROSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Minorenët, nën 18 vjeç kanë normë pranimi më të ulët si azilkërkues në vendet e BE-së, krahasuar me grupmoshat e tjera, përgjatë viteve 2014-2021. Normat më të larta të pranimit për secilën grupmoshë janë shënuar në vitin 2021, ku 11% e vendimeve përfundimtare për azilkërkuesit shqiptarë nën 18 vjeç kanë qenë pozitive, për azilkërkuesit 18-34 vjeç 17% e vendimeve dhe 16% për azilkërkuesit shqiptarë mbi 35 vjeç.
Burimi: EUROSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: EUROSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Në total nga viti 2012 deri në vitin 2021 kanë aplikuar për azil në vendet e BE-së 2 050 të mitur të pashoqëruar, nga të cilët 1 820 djem (89%) dhe 230 vajza (11%). Krahasuar me total azilkërkues nën 18 vjeç, të miturit e pashoqëruar përbëjnë rreth 3%.
Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha