Portali Gijotina publikoi në datë 24.03.2023 një artikull me temë “Abuzime nën hundën e SPAK, Bushi i fal Bamit 173 milionë lekë”

Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, është nën hetim nga SPAK për disa ndërtime pa leje, por ai vazhdon me afera korruptive nën hundën e Prokurorisë.  Pak ditë më parë Gijotina.com tregoi  lëvizjet e paligjshme të bëra me disa kontrata për asfaltimin e rrugëve. Ndërkohë sot do të publikojmë dy kontrata të tjera që janë gjithashtu në shkelje të ligjit dhe do të shpërdorojnë 173 milionë lekë nga xhepat e taksapaguesve krutanë.

Tenderi i parë ka që si objekt “Sistemim-asfaltim i rrugës “Albanopolis” (Lagja Sallake), Krujë”, i eshte vendosur “Red flag” nga Open Data Albania. Për të hedhur një shtresë asfalti në këtë rrugë, Bushi do të shpenzojë 85 milionë lekë.  Ndryshe nga kontratat e tjera, këtë projekt Bushi planifikon që ta përfundojë deri në fillim të majit 2023, pasi ka lënë afat 40 ditë.

Shiko artikullin e plotë KËTU