Portali Gazeta Jonë publikoi në datë 21.03.2023 një artikull me temë “Fredi Kokoneshi blen kosha plehrash prej floriri? Miliona lekë Sadri Abazit”

Kryetari i Bashkisë Kokoneshi është vënë nën lupën e SPAK, por pavarësisht kësaj ai vazhdon të abuzojë me tenderët. Kokoneshi mendon se i ka shpatullat e ngrohta dhe nuk trembet që mund ketë fatin e kolegëve të tij Fatos Tushe, Lefter Alla,  Agim Kajmaku, Elvis Roshi e të tjerë të cilët kanë përfunduar në SPAK për abuzim me tenderët.

Por, faktet që publikohen herë pas here po e mbushin dosjen e Kokoneshit, sidomos për abuzimet në prokurimet publike.

Duke mos iu trembur Drejtësisë, Kokoneshi ka zhvilluar tenderin e fundit dhe ka fituar një “Red Flag” nga Open Data.  Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Blerje kosha metalik për Agjencinë e Shërbimeve Komunale”. Për këtë tender Fredi Kokoneshi ka hapur fondin me vlerë 18 milionë lekë.

Tenderi ne Open Procurement Albania
Pasaporta ne Open Corporates Albania

Shiko artikullin e plotë KËTU