Media Klan TV publikoi në datë 09.03.2023 një artikull me temë “Pasuria e deklaruar e Kryeministrit Edi Rama”

Emisioni “Opinion” në Tv Klan është fokusuar mbrëmjen e sotme në pagat dhe pasuritë e deklaruara të funksionarëve të lartë të shtetit.

Sipas të dhënave të marra nga “Open Data”, pasuria e deklaruar e Kryeministrit Rama është si më poshtë:

Në deklaratën e vitit 2013, Kryeministri Edi Rama zotëronte një apartament parafabrikat të fituar nga privatizimi, si dhe një studio artistike të trashëguar nga i ati.

Asokohe, me të ardhura dhe me pasuri më të konsiderueshme, figuronte bashkëshortja e tij, Linda Rama, e cila përveç apartamentit me garazh dhe verandë në kryeqytet, ishte pronare e më shumë se 4 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Surrelit. Zonja Rama posedonte atëherë 6 milionë Lekë në llogari bankare dhe 70 mijë Euro, të cilat i kishte dhënë hua pa interes.

Shiko artikullin e plotë KËTU