Media Top Channel publikoi në datë 29.04.2023 një artikull me temë “Open Data Albania” artikull analizë mbi efekte të zhvlerësimit të monedhave të huaja kundrejt lekut mbështetur në artikullin e Open Data Albania

Forcimi i lekut ndikon pozitivisht për huamarrësit në valutë të huaj Shteti si Huamarrës.

Stoku i borxhit të jashtëm bruto arriti 9.8 miliardë euro në fund të 2022. Rënia mbi 8 përqind në vlerën e euros shoqërohet me uljen e detyrimeve, të shprehura në lekë, për stokun e borxhit të jashtëm, me një përfitim rreth 90 miliardë lekë.

Peshën kryesore, 48% të borxhit të jashtëm e mban qeveria, përfituesi kryesor nga forcimi i lekut (rreth 44 miliardë lekë më pak detyrime për borxhin e jashtëm), pasi të ardhurat krijohen në lekë dhe pagesat kryhen në euro. Përfitim tjetër afatshkurtër për qeverinë është edhe raportimi në euro i treguesve të përmirësuar fiskal dhe makroekonomik, si psh treguesit e të ardhurave dhe produktit të brendshëm bruto për frymë, apo treguesi i borxhit të jashtëm ndaj produktit të brendshëm bruto. Përfitues janë edhe bizneset dhe familjet që kanë kredi në valutë dhe të ardhura në lekë. Kredia në valutë në banka arriti mbi 3 miliardë euro në Shkurt 2023, në peshë 48 përqind e totalit të kredisë prej 6.3 miliardë euro.

Shiko artikullin e plotë KËTU