Në zgjedhjet vendore të vitit 2023, morën pjesë në votime vetëm 38.23% e votuesve në listë. Përkatësisht sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 14 majit ishin të regjistruar në listë 3 650 658 votues, ndërkohë që votuan vetëm 1 395 645 votues. Edhe pse numri i votuesve të regjistruar në listë ka ardhur duke u shtuar vit pas viti, numri i atyre që kanë marrë pjesë në votime është më i ulëti në zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri (përjashtuar vitin 2019 kur opozita e atëhershme vendosi që të bojkotonte zgjedhjet dhe të mos merrte pjesë).

Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, votuesit në listë janë shtuar me 61 789 persona. Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, për dyvjeçarin 2021-2022 rezultojnë emigrant të shtuar 65 350 individ, të larguar nga Shqipëria (diferenca të larguar me të ardhur).

Duke marrë të mirëqenë shifrat e të larguarve, rezulton se të paktën 263 086 individë që kanë votuar në 2021-shin kanë hezituar të votojnë në Zgjedhjet e 14 Majit.

Në vitin 2021 kanë votuar 1 662 274 persona, ndërkohë që në vitin 2023 kanë votuar 266 647 shqiptarë më pak. Po të hiqet edhe numri i migrimit neto dhe të shtohet numri i zgjedhësve të shtuar në listë, rezulton që pikërisht mbi 260 000 votues nuk kanë shkuar në qendrat e votimit.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Pjesëmarrja sipas qarqeve. Qarku me pjesëmarrjen më të lartë në votimet e 14 majit 2023 është ai i Kukësit me 49.6% të qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar. Pason qarku i Dibrës me 46.6% të individëve në listë që kanë votuar. Mbi 40% e zgjedhësve në listë kanë votuar edhe në qarkun e Tiranës, përkatësisht, 42.3%.

Rreth 39.6% është norma e pjesëmarrjes në Lezhë, pasuar nga Elbasani me normë 38.8%. Këto janë qarqet që kanë normë më të lartë sesa mesatarja në rang vendi.

Qarku me pjesëmarrjen më të ulët është Vlora, me vetëm 27.6% të zgjedhësve që kanë shprehur vullnetin e tyre. Me diferencë i dyti nga fundi renditet Fieri me 35.3%.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Pjesëmarrja e qarkut të Kukësit ka ngelur në po të njëjtat nivele të vitit 2021, me një rritje të lehtë me 0.4 pikë përqindje. Qarku me rënien më të lartë krahasuar me 2 vite më parë është Tirana, përkatësisht minus 11 pikë përqindje (nga 53.2% në 42.3%). Fieri është qarku me rënien e dytë më të madhe në pjesëmarrje brenda dy viteve, përkatësisht minus 10 pikë përqindje.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Krahasuar me 12 vite më parë, pra me zgjedhje 2011, rënien më të vogël e ka qarku i Shkodrës, me minus 9.7 pikë përqindje. Rënia më e lartë në pjesëmarrje në 12 vite shënohet në qarkun e Kukësit, me 16.1 pikë përqindje.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Rënia në pjesëmarrje në zgjedhje mund të shpjegohet me humbjen e besimit të qytetarëve në politikë, dhe nuk shikojnë asnjë nga partitë apo kandidatët si alternativë për tu zgjedhur. Alternativa tjetër është që pjesëmarrja më e ulët tregon pikërisht problemin e emigracionit të jashtëligjshëm, pra numri i qytetarëve shqiptarë që largohen nga Shqipëria por në mënyra që nuk janë drejtpërdrejtë të matshme.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Open Data Albania ka publikuar disa artikuj me të dhëna dhe vizualzime nga Proceset Zgjedhore dhe Financimet Elektorale.

Shkarko excel: Mospjesëmarrja në Zgjedhjet 2023, Pjesëmarrje e tkurrur sipas Qarqeve Proces 2023 krahasuar me Proces 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha