Open Data Albania po pasqyron rezultatet e pjesëmarrjes sipas bashkive në vend, në zgjedhjet vendore 2023, duke i krahasuar ato me zgjedhjet e fundit që përkojnë me ato parlamentare, si dhe me zgjedhjet e fundit normale vendore që korrespondon me vitin 2015. Zgjedhje vendore janë mbajtur edhe në vitin 2019, por për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve nga opozita, pjesëmarrja e qytetarëve në votime ishte më e ulëta historike.
Në zgjedhjet vendore të 14 majit regjistroheshin 3 650 658 zgjedhës në listë. Në votime morën pjesë vetëm 38.23% ose 1 395 627 individë. Kjo është pjesëmarrja më e ulët po të përjashtojmë 2019 tën si një proces jo tipik për shkak të bojkotit.
Në proceset e marra nën analizë vetëm në dy prej tyre e kalon nivelin 50% pra gjysma. Konkretisht në Zgjedhjet me rotacion të vitit 2013 në proces votuan 53.47% e zgjedhësve ndërsa në zgjedhjet po për kuvend të vitit 2009 pjesëmarrja ishte 50.52%. Në proceset e tjera rezultati është nën 50%. Një rast jashtë kontekstit është rezultatit i pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore të vitit 2019. Në këtë proces partitë opozitare nuk morën pjesë me kandidat dhe i bënë thirrje elektoratit përkatës të bojkotonte procesin me mospjesëmarrje. Në këto zgjedhje votuan vetëm 22.26 % e zgjedhësve në listë po njëson procesi u shoqërua edhe me një numër të lartë të votës së parregullt apo të pavlefshme.
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Pjesëmarrja sipas bashkive per zgjedhje 2023. Pjesëmarrja më e lartë shënohet në dy bashki të fituara nga Bashkë Fitojmë, përkatësisht ajo e Fushë Arrëzit me normë pjesëmarrjeje 52.9% dhe ajo e Pukës me 52.5%. Më shumë se gjysma e votuesve në listë kanë votuar edhe në Bashkinë e Klosit 52.2% dhe atë të Kukësit 51.8%.
Në të gjitha bashkitë e tjera kanë marrë pjesë në votime më pak se gjysma e personave madhorë me të drejtë vote. Pesë bashkitë me normën më të ulët të pjesëmarrjes janë: Finiqi 19.7%, Dropulli 23.3%, Vlora 24.7%, Fieri 31.7%, dhe Kuçova 31.7%.
Edhe bashki të tjera të mëdha kanë pjesëmarrje më të ulët se mesatarja në rang vendi, siç janë Saranda 32.1%, Korça 32.9%, Durrësi 33.8%, Shkodra 34.6%, Berati 34.9%, Kavaja 34.9%, Lushnja 35.5%, Pogradeci 37.5%, dhe Elbasani 38.2%.
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Krahasimi i pjesëmarrjes sipas bashkive në zgjedhjet e 14 majit me ato të 25 prill 2021, evidenton se pjesëmarrja në përqindje është rritur në 9 bashki në vend.
Përkatësisht, në bashkinë: Pustec kemi rritje të normës së pjesëmarrjes me 12.5 pikë përqindje pp, nga 36.8% në 49.3%; Himarë, rritje me 8.5 pikë përqindje nga 25.8% në 34.3%; Dropull, rritje me 8.4 pp nga 14.8% në 23.3%; Këlcyrë rritje 6.4 pp; Finiq 5.9 pp; Fushë Arrëz 3.8 pp; Libohovë 3.4 pp; Konispol 2.2 pp; Kukës 1.6 pp.
Bashkia me uljen më të lartë të pjesëmarrjes është ajo e Tiranës, përkatësisht nga 55.8% në vitin 2021 në 43.2% në vitin 2023, pra një ulje me 12.6 pikë përqindje. Pason bashkia e Vlorës me ulje 12.4 pikë përqindje nga 37.1% në 24.7%. Përsëri, uljen e tretë më të madhe e ka bashki e madhe, ajo e Fierit me 12 pikë përqindje nga 43.7% në 31.7%.
Me rënie më të lartë se 10 pikë përqindje në normën e pjesëmarrjes në vitin 2023 krahasuar me 2021 rezultojnë edhe bashkia e Lushnjës 11.5 pp, Vorës 11.2 pp, Elbasanit 10.4 pp, dhe Pogradecit 10.4 pp.
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhëna, rezultate apo analiza lidhur me proceset zgjedhore mund te aksesoni duke klikuar në Web-faqen Open Data Albania, kategoria Procese Zgjedhore.
Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha