Qytetarë me të drejtë vote në Bashkinë Tiranë, në zgjedhjet e 14 majit 2023 regjistrohen 699 766. Për kryetar bashkie kanë votuar 302 374 zgjedhës, ndërkohë për këshillin bashkiak kanë votuar 302 356 veta. Pra, 18 persona më shumë kanë zgjedhur që të votojnë për kryetar bashkie por jo për anëtarët e këshillit bashkiak.

Pjesëmarrja e shprehur në përqindje për Bashkinë e Tiranës është 43.21%, ose rreth 5 pikë përqindje më e lartë sesa mesatarja në rang vendi. Përqindja më e lartë e pjesëmarrjes në Tiranë tregon indirekt edhe problemin e migrimit në bashki të tjera. Edhe pse norma e pjesëmarrjes për bashkinë e Tiranës është më e lartë sesa mesatarja në vend, përsëri krahasuar me zgjedhjet në vitin 2015 kur ishte 50.2%, kemi një rënie me 7 pikë përqindje.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në Bashkinë e Tiranës kanë rezultuar 11 936 vota të pavlefshme dhe 339 fletë të hedhura gabim në kuti për zgjedhjet për kryetar bashkie. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2015, kur numri i votave të pavlefshme ishte 6 180 dhe 114 ishin fletët e hedhura gabim, kemi një numër më të lartë të votuesve që kanë kryer parregullsi me apo pa dashje në fletën e tyre të votimit. Pra, pothuajse është dyfishuar numri i votave të pavlefshme.

Sa i përket zgjedhjeve për këshill bashkiak kanë rezultuar më pak vota të pavlefshme se sa për kryebashkiak, përkatësisht 10 331 vota të pavlefshme dhe 343 fletë të hedhura gabim. Ky numër nuk është shumë i ndryshëm nga rezultati i vitit 2015, kur votat e pavlefshme ishin 10 875 dhe fletët e hedhura gabim 109.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Z. Erion Veliaj, kandidati i Partisë Socialiste ka fituar bashkinë e Tiranës me rreth 55% të votave, ose 158 852 vota. Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, z. Belind Këllici ka siguruar vetëm 100 422 vota ose 34.6% të totalit. Koalicioni Bashkë Fitojmë përbëhet nga Partia e Lirisë (ish LSI), pjesa e Partisë Demokratike e kryesuar nga z. Sali Berisha, nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe nga Partia Demokristiane (PDK).

Kandidati Arlind Qori, i Lëvizjes Bashkë (e krijuar pak kohë para zgjedhjeve) është votëbesuar për kryetar bashkie nga 13 851 qytetarë të Tiranës (4.8%). Pas tij në vend të katërt në renditje vjen kandidati i Partisë Demokratike Zyrtare, të kryesuar nga z. Enkeleid Alibeaj. Kandidati për këtë parti z. Roland Bejko ka grumbulluar 12 398 vota ose 4.3% të elektoratit të Tiranës që mori pjesë në votime.

Gjithashtu, pjesë e garës për kryebashkiak të Tiranës ishin edhe z. Marko Dajti i Frontit të Majtë i cili mori 2 809 vota dhe znj. Lajla Pernaska e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, e cila siguroi 2 107 vota.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në zgjedhjet për këshill, Partia Socialiste (Edi Rama) mori më shumë se gjysmën e votave, përkatësisht 147 267 vota ose 50.4% të totalit të votave të vlefshme. Koalicioni Bashkë Fitojmë arriti të sigurojë vetëm 67 999 vota ose 23.3% të totalit. 19 827 qytetarë të bashkisë Tiranë, ose 6.8% e totalit votëbesuan kandidatët për anëtarë këshilli të Partisë Demokratike (Enkelejd Alibeaj). Partia Social-Demokrate (Tom Doshi) rezulton me 12 796 vota në zgjedhjet e 14 majit 2023 për anëtar këshilli. Ndërkohë, partia e krijuar pak para zgjedhjeve, Lëvizja Bashkë (Arlind Qori) mori besimin me votë të 7 538 qytetarëve për këshill bashkiak. Pas saj me 6 993 vota vjen Nisma Thurje (Endrit Shabani).



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Votat e përkthyera në anëtarë për këshillin bashkiak i japin mazhorancën Partisë Socialiste me 34 këshilltarë ose 55.7% të votave në këshillin bashkiak të Tiranës për vitet 2023-2027. Koalicioni Bashkë Fitojmë ka siguruar vetëm 15 anëtarë këshilli ose 24.6% të mandateve për këshilltarë. Partia Demokratike ka dalë nga zgjedhjet me 4 anëtarë dhe Partia Social-Demokrate me 3 anëtarë.

Nga një anëtarë këshilli kanë siguruar edhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Nisma Thurje dhe Lëvizja Bashkë.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Raporti vota për një anëtarë këshilli, është më i lartë është për Partinë Demokratike Zyrtare me mesatare prej 4 957 vota për një anëtar te mandatuar.

Pason koalicioni Bashkë Fitojmë me raport të barabartë 4 533 vota për anëtar këshilli të fituar.

Partia Socialiste ka fituar një mandat në këshillin bashkiak me mesatarisht 4 331 vota. Me raport më të ulët të vota ndaj këshilltarë të fituar është Partia Social-Demokrate, me 4 265 vota.

Nga partitë me 1 këshilltarë të fituar, Partia Lëvizja Bashkë ka më shumë vota, përkatësisht 7 538 vota, pasuar nga Nisma Thurje me 6 993 lekë.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Kandidati i Partisë Socialiste dhe kryetari aktual i Bashkisë Tiranë ka siguruar më shumë vota se Partia Socialiste në zgjedhjet e 14 majit. Përkatësisht, Erion Veliaj ka siguruar rreth 8% më shumë vota se Partia Socialiste, ose 11 585 vota.

Partia Socialiste ka arritur të votëbesohet për këshill nga 50.4% e qytetarëve të Tiranës krahasuar me 54.7% që është votuar Veliaj për kryebashkiak, ose 4.3 pikë përqindje më shumë.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Më thellë duket diferenca midis votave të siguruara nga kandidati i Koalicionit Bashkë Fitojmë, Belind Këlliçi dhe koalicionit që përfaqësonte. Këlliçi siguroi 100 422 vota për kryebashkiak, ndërkohë që Koalicioni Bashkë Fitojmë vetëm 67 999 vota për këshill, pra rreth 48% më shumë.

Në rastin e krahasimeve vota kryetar vs anëtarë këshilli-partia duhet pasur parasysh se në zgjedhjet për kryetar bashkie morën pjesë vetëm 6 parti, ndërsa në zgjedhjet për këshill 17 parti politike. Pra kemi disbalanca në krahasim por japin indicie në lidhje me fuqinë në elektorat të kandidatit kundrejt partisë.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Z. Erion Veliaj ka mbledhur 1383 vota më pak në vitin 2023 krahasuar me vitin 2015. Shprehur në përqindje Veliaj ka shënuar përmirësim të rezultatit, përkatësisht nga 53.6% të votave të vlefshme në vitin 2015, në 54.7% në zgjedhjet e 14 majit 2023. Duhet pasur parasysh që në vitin 2015, Erion Veliaj ishte kandidat i Aleancës për Shqipërinë Europiane (ASHE) që përbehej nga 37 parti në koalicion, kurse në vitin 2023 ai ishte kandidat i vetëm Partisë Socialiste. Pjesë e ASHE-së në vitin 2015 ishte edhe ish-Lëvizja Socialiste për Integrim që sot është partia kryesore e Koalicionit Bashkë Fitojmë.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Kandidati i Koalicionit Bashkë Fitojmë, Belind Këlliçi në vitin 2023, ka siguruar votëbesimin e 16 206 personave më pak sesa kandidati i Partisë Demokratike në vitin 2015, z. Halim Kosova (100 422 vota Këlliçi kundrejt 116 628 vota z. Kosova).

Shprehur në përqindje ndaj votave të vlefshme rezulton që z. Kosova të jetë votuar nga 39% e atyre me vota të vlefshme, ndërkohë që z. Këlliçi nga 34.6% ose 4.4 pikë përqindje më pak.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Total në qarkun Tiranë, duke përfshirë vota në Bashkinë Tiranë, Vorë, Kamëz, Rrogozhinë, dhe Kavajë kanë votuar 384 287 zgjedhës. Partia Socialiste rezulton të ketë marrë 186 059 vota ose 48.4% të votave të qarkut për anëtarë këshilli, ndërkohë që Koalicioni Bashkë Fitojmë rezulton të ketë siguruar vetëm 23.2% ose 89 186 vota. Partia Demokratike zyrtare ka mbledhur 27 080 vota ose 7% të totalit, pasuar nga Partia Social Demokrate me 17 663 vota ose 4.6% të totalit të qarkut.

Nëse të njëjtat vota do të ishin vota për deputetë do të rezultonte që Partia Socialiste të kishte 3 deputetë më shumë sesa në vitin 2021, pra 21 në total nga 18 që ka në zgjedhjet e vitit 2021. Koalicioni Bashkë Fitojmë do të fitonte vetëm 10 deputetë, ndërsa partia Demokratike Zyrtare do të siguronte 3 deputetë. Partia e fundit që do përfitonte mandat deputeti do të ishte Partia Social Demokrate me 2 deputetë.

Votat janë përkthyer në numër deputetësh bazuar në nenin 162 të Kodit Zgjedhor.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të dhëna të tjera mbi Rezultate Zgjedhore, Analiza dhe detaje të tjera mund të gjeni në WebFaqen Open Data Albania kategoria Procese Zgjedhore.

Shkarko excel: Bashkia Tiranë, Të dhëna mbi Zgjedhje Vendore 2023, Pjesëmarrja, Pavlefshmëria dhe Rezultatet, trendi krahasuar me Procesin 2015 Lista e Këshilltarëve Bashkiak
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha