Open Data Albania po publikon të dhëna për numrin e personave të punësuar me deklarim të rregullt, pranë Drejtorisë së Tatim Taksave në Periudhën 2020 -2021 duke evidentuar punësimin sipas rajoneve.

Në Janar 2020 në total të Punësuar të Deklaruar në vendin tonë ishin 686 621, në Mars 2021 janë  696 675. Brenda harkut kohorë punësimi me deklarim (punësim i rregullt jo në të zezë) është rritur me 10 054 Individ. Në këtë total llogariten edhe dy apo më shumë punësime, ku një individ deklarohet dy apo më shumë herë sikurse edhe punëtorë të huaj.

Nëse shohim ndarjen sipas rretheve apo sipas drejtorive tatimore duke përllogaritur të veçantë të Punësuar të tatim paguesve të mëdhenj shohim se Tirana ka një numër të punësuarish që përbën 37% të totalit të Punësimit në rang vendi. Ndërkohë Bizneset e Konsideruar si korporata të mëdha Tatim Pagues të Mëdhenj ofrojnë punë për 18% të totalit të Punësuar të Rregullt me Deklarim Tatimor.


Të dhënat:Drejtoria e Përgj. TatimTaksave me Kërkesë për Informacion Nr. 11 datë 26.05.2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Drejtoria e Përgj. TatimTaksave me Kërkesë për Informacion Nr. 11 datë 26.05.2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Nëse e shohim sipas Qarqeve, rezulton që qarku me nivel më të ulët në punësim është  Kukësi dhe Saranda. Përgjithësisht situata Mars 2020 kur ende nuk kishte filluar efekti pandemi, krahasuar më Mars 2021, ka një rritje në total të të punësuarve me rreth 2% ose 14 792 të Punësuar. Qarku me rritjen më të madhe në përqindje është Tirana me plus 4%, ndërsa qarku me situatë përkeqësuese është Shkodra me minus 4% ose 1074 persona që kanë humbur punën gjatë një viti.


Të dhënat: Drejtoria e Përgj. TatimTaksave me Kërkesë për Informacion Nr. 11 datë 26.05.2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Drejtoria e Përgj. TatimTaksave me Kërkesë për Informacion Nr. 11 datë 26.05.2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Përveç Shkodrës rënie të numrit të të punësuarve me deklarim ka pësuar në dymbëdhjetë mujorin Mars 2020 – Mars 2021 edhe Qarqet Korçë, Dibër dhe Gjirokastër.

Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatim Taksave përmes Kërkesës për Akses në Informacion me numër rendor 11 datë 26 Maj 2021. Artikulli shoqërohet me një Excel në të cilin janë të detajuara të dhënat sipas Rajoneve periudha Janar 2020 deri Mars 2021.

Shkarko excel: Të punësuar të deklaruar sipas Rretheve dhe Qarqeve 2020 – 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania