Në procesin Zgjedhor për Pushtetin Vendor Maj 2023 në rang vendi u shënuan 43 127 vota të pavlefshme në procesin e votimit për Kryebashkiak. Kjo përbën 3% të atyre që kanë votuar. Në votimin për Këshilla Bashkiak numri është më i lartë me 50 613 fletë votimi të pavlefshme ose 3.6% e totalit pjesëmarrës.
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Në rang vendi, pavlefshmëria e votës më e lartë shënohet në vitin 2019 (6%), por kjo ka ardhur si shkak i bojkotimit të zgjedhjeve nga opozita, prandaj këto zgjedhje nuk konsiderohen si procese normale, meqë mundësitë e zgjedhjes në fletët e votimit ishin të pakta.
Procesi zgjedhor i vitit 2021 shënoi pavlefshmëri vote në masën 5%. që përkon edhe me sistem të ri zgjedhor, gjë që ka sjell konfuzion edhe tek votuesit.
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Zgjedhjet për kryebashkiak. Bashkitë më të mëdha në vend kanë edhe numrin më të lartë të votave të pavlefshme, Tirana, 11 939 të tilla, Durrës – 2 473 vota të pavlefshme, Fieri – 2 140 vota të pavlefshme e me radhë.
Pavlefshmëria më e lartë në zgjedhjet për kryetar bashkie rezulton në bashkinë e Përmetit, me përkatësisht 5.9% të votave.
Bashkitë me pavlefshmërinë më të lartë që pasojnë Përmetin janë: Kolonja 4.8%, Ura Vajgurore Dimali 4.2%, Lushnja 4.2%, Poliçani 4.1%, Fieri 4%, Përrenjasi 4% e me radhë. Në kryeqytet, pavlefshmëria e votës për zgjedhjen e kryebashkiakut rezulton në nivelin 3.9%.
Bashkitë më pak problematike përsa i takon pavlefshmërisë së votës janë Dropulli 1.2%, Kukësi 1.4%, dhe Këlcyra 1.5%.
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Zgjedhjet për Këshill Bashkiak. Po njësoj edhe për zgjedhjet e anëtarëve të këshillit, numri i votave të pavlefshme është më i lartë në bashkinë e Tiranës (10 331 vota të tilla), Durrësit (2 773 vota), dhe Fierit (2 290 vota).
Bashkia me pavlefshmërinë më të lartë të votës për anëtarë këshilli është Bulqiza me 6.4% të votave në kuti.
Problematike janë edhe bashkia e Librazhdit (6%), Përrenjasit (6%), Finiqit (5.7%), Kurbinit (5.7%), Urës Vajgurore (5.4%) e me radhë.
Më pak problematike shfaqen 3 bashkitë në të cilat u zhvillua votimi elektronik, përkatësisht në Kamëz (0.9%), Vorë (1.2%), dhe në Elbasan (1.2%).
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Vetëm në qarkun e Tiranës rezultojnë më shumë vota të pavlefshme për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë sesa të anëtarëve të këshillit. Përkatësisht, 3.6% e votave rezultojnë të pavlefshme në zgjedhjet për kryebashkiak, krahasuar me 3.1% që janë të pavlefshme në rastin e zgjedhjeve për anëtarë këshilli. Në të gjitha qarqet e tjera, numri i votave të pavlefshme për anëtarë këshilli është më i lartë sesa për kryebashkiak.
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Përsa i takon pavlefshmërisë sipas bashkive, numërohen vetëm 8 bashki në të cilat pavlefshmëria e votës është më e lartë në zgjedhjet për kryebashkiak sesa në zgjedhjet për këshill bashkiak, përkatësisht, Përmet, Vorë, Kamëz, Elbasan, Himarë, Tiranë, Kolonjë dhe Korçë.
Nga ana tjetër, në bashkinë e Kurbinit, Pustecit, Pukës, Belshit dhe Bulqizës pavlefshmëria për zgjedhjet në këshillin bashkiak është 3.2 pikë përqindje më e lartë sesa në zgjedhjet për kryebashkiak.
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Krahasuar me vitin 2015, në zgjedhjet për këshill në të gjitha qarqet pavlefshmëria e votës ishte më e lartë në vitin 2023, përjashtuar qarkun e Tiranës.
Përsa i takon zgjedhjeve për kryebashkiak pavlefshmëria e votës është rritur më shumë në qarkun e Tiranës, krahasuar me 8 vite më parë, përkatësisht 1.4 pikë përqindje (2.2% në 2015 vs 3.6% në 2023).
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Pavlefshmëria sipas bashkive evidenton se në shumicën e tyre, pjesa e fletëve të votimit të pavlefshme ka qenë më e madhe në zgjedhjet e vitit 2021. Përjashtim bën bashkia e Dropullit, Konispolit, dhe Selenicës, në të cilat pavlefshmëria në zgjedhjet për kryebashkiak është edhe më e lartë sesa në zgjedhjet parlamentare 2021.
Ndërkaq, në bashkinë Rrogozhinë pavlefshmëria e votave për zgjedhjet e këshillit 2023 është më e lartë sesa në vitin 2021.
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhëna, rezultate dhe analiza mbi Proceset Zgjedhore, mund te aksesohen në Web-faqen Open Data Albania, në kategorinë Procese Zgjedhore.
Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha