AIS prezantoi dokumentin e politikave mbi Nevojat për Ndryshim në Legjislacionin e Prokurimeve Publike. Në takim morën pjesë dhe ndan mendimet e tyre zonja Jorida Tabaku dhe zoti Eduart Shalesi si dhe përfaqësuese nga Agjencia e Prokurimit Publik, zj. Xhoana Ristani. Ky dokument vjen në kuadër të procesit të Konsultimit që Qeveria Shqiptare ka njoftuar për Iniciativën e saj Ligjore me Ndryshime në këtë Ligj. AIS sheh me interes për këtë Iniciative Ligjore dhe këto edhe në Kontekstin e Procesit të Integrimit ku Prokurimi Publik është kapitull nr. 5 i Cluster 1.
Shiko agjenden KËTU
Shiko dokumenti KËTU
Tre aspektet të rëndësishme të propozuara nga Këshilli i Ministrave në Draft janë si vijon:
a) Nxjerrja e procesit të prokurimit jashtë domenit publik, pra përfshirja e subjekteve private-jopublike që do të luajnë rolin e Autoriteteve Kontraktore në procesin e prokurimit publik;
b) Ngritja e njё tjetër SPE Sistem Prokurimi Elektronik i cili nё draft na prezantohet me dy risi e para SPE i harmonizuar dhe integruar me sisteme tё tjera elektronike dhe sё dyti SPE qё aksesohen nga përdoruesit mё Pagese.
c) Përcaktimi i Inteligjencës Artificiale si mekanizëm i cili do të shërbejë për zhvillimin e SPE për standardizimin e specifikimeve teknike, si dhe zhvillimin e sistemit dinamik të blerjes dhe ankandit elektronik duke përdor teknologji të avancuar të Inteligjencës Artificiale dhe procese të robotizuara etj.
AIS / Open Data Albania sjell qëndrimin dhe analizën e saj në lidhje me këto tre aspekte të Iniciativës Ligjore të Këshillit të Ministrave.
Dokumenti është përgatitur në kuadër të projektit CI-EU-NPA “Improving the Debate on Policies and Accountability to fulfill basic rights through the creation of the Platform for Negotiations of Cluster I Albania”, Projekt nën zbatim nga katër organziata të Shoqërisë Civile: CSDG – Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, ISP ALBANIA, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe AIS / Open Data Albania me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë.