Databaza e Open Data ALbania ka publikuar renditjen e 100 tenderëve me vlera të larta të ofertës fituese të finalizuar me kontratë në vitin 2022. Tetë nga dhjetë kontratat me vlerë më të madhe rezultojnë me “Flamur të Kuq” me rrisk për Parregullsi në Procedurë, Probleme të Garës dhe konkurrencës.

Zgjerimi i rrugës Elbasan Qafë Thanë (Faza 1) është tenderi me vlerë më të lartë për 2022. Autoritet Prokurues është ARSH. Kompania fituese Alb-Buidling dhe vlera e Ofertës Fituese 2.18 miliard Leke. Procedura e këtij kontraktimi është E hapur Ndërkombëtare. Fituesi u shpall në tetor ndërsa gjatë vlerësimit u s’kualifikuan 4 konkurent me ofertë më të ulët. Në garë morën pjesë 6 Operator Ekonomik.

Kontrata e dytë me vlerën më të lartë është po tender i Autoritetin Rrugor Shqiptar. Kontrata ka vlerë 2.165 miliard lekë dhe është fituar nga A.N.K . Objekt ndërtimin e rrugës Korçë – Ersekë (Loti 2). Edhe ky tender është shënuar me  RedFlag, për arsye të skualifikimit të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit.

Renditet e treta me vlerën më të lartë kontrata me objekt “Qendra e monitorimit të trafikut”, fituar nga bashkimi i operatorëve që kryesohet nga MC Networking në bashkëpunim me Intera Elektronik Sanayi ve Ticaret Anonim Sirk, dhe Gjoka Konstruksion vlerë pa TVSH 2.12 miliard lekë. Po njësoj edhe kjo kontratë ka si autoritet prokurues ARRSH-në dhe po njësoj ka një Flamur të Kuq shenjë e indiceve për parregullsi.