Drejtorja e Open Data Albania, Aranita Brahaj ka publikuar në rrjetet sociale një listë të tenderave që janë anuluar nga vetë Agjensia e Prokurimit Publik.

Teksa nënvizon korrupsionin e vazhdueshëm në këtë sektor, ajo thekson së ky autoritet raporton gabime stafi, gabime sistemi, gabime kriteri, gabime afati dhe më pas anulohet për t’ia dhënë një biznesi të caktuar pa garë.

Për tenderat e anuluara akoma nuk ka informacion se kur mund të hapet përsëri procesi.

“Çdo dite dhjetra tendera anulohen nga vetë autoriteti.

Shpesh vetë ky autoritet raporton gabime stafi, gabime sistemi, gabime kriteri, gabime afati. Çfare ndodh me kontraten? Shpesh pas dy anullimesh ajo i jepet x Biznesi ( klientelist) pasi koha për gare nuk pret.

Çfare ndodh kur gabimet i bën stafi madje i bën aq ahpesh e aq keq sa duket qartë se i ka taktike korruptive jo paaftësi, asgjë !” shkruan Brahaj.

Më tej, drejtorja e Open Data Albania thotë se ka sugjeruar prej vitesh në çdo tryëzë punë të ketë një sistem vlerësimi për specialistët që bëjnë gabime dhe marrjen e masave ndaj tyre, me vlerësim negativ, deri në largim nga detyra.