Referuar databazës së Open Data Albania, ky tender është njoftuar me “flamur të kuq” sepse janë skualifikuar të gjithë operatorët në garë, përveç fituesit, shkruan newsbomb.al.
- “I.D.K KONSTRUKSION” sh.p.k, me NUIS K51408016J, me adresë Tirane, Vore, Autostrada Tirane-Durres, Km.12, Rruga Zaja, Koder Berxulle, dhe me vlerë të ofruar prej 14,128,700.00 (katermbedhjete milion e njeqind e njezete e tete mije e shtateqind) lekë pa tvsh.
- “MADEKONST” sh.p.k, me NUIS L32225018N, me adresë Tiranë Njësia bashkiake nr 7, Rruga e Bogdaneve, Pallati Pergola 32, Ap 40, .dhe me vlerë të ofruar prej 14.589.000 (katërmbëdhjetë milion e pesëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë) lekë pa tvsh.
Dyshimet për praktika korruptive në këtë tender përforcohen edhe më shumë nga fakti se kompania “MADEKONST” sh.p.k nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion për përmbushjen e kritereve të veçanta dhe të përgjithshme të tenderit. Pra, një kompani qqë do të shpallet fituese, por që nuk merr mundimin të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar.
