Organizata AIS në web-portalin Open Corporates Albania ka pasaporta me informacion të mirëstrukturuar për shoqëri biznesi që operojnë në Republikën e Shiqipërisë. Pasaportat për bizneset kanë një rol të rëndësishëm në kontrollin e gjurmimin e shoqërive të biznesit që veprojnë në vend, sikurse vizibilitetin e tyre. Organizata vë në dispozicion një Regjistër me të gjitha kontratat dhe dokumentet e Koncesioneve/PPP të Shtetit Shqiptar. Qëllimi për të cilin u krijua dhe funksionon kjo databazë përkon me dëshirën dhe vullnetin për ti bërë lehtësisht të aksesueshme dhe transparente të dhënat për këtë sektor të rëndësishme publik. Databaza aplikon standardet më të mira të publikimit dhe aksesimit të të dhënave dhe krijon mundësi për analiza dhe vlerësime objektive.
Të dhënat në databazë kanë konsistencë kohore me dokumenta nga planifikimi deri në finalizimin dhe zbatimin PPP. Përditësimi i informacionit është i plotë dhe përditësuar në kohë.
Si produkt i punës së Organizatës AIS, në vijim rendisim projektet koncesionare aktive për vitin 2024 sipas kategorive, përcaktuar në “Listën e Projekteve Koncesionare dhe PPP 2024”, marrë nga Projektligji për Buxhetin e vitit 2024, në faqen e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Kategoritë janë “Kontratë mbi Bazë Tarifore”, “Sektori i Arsimit”, “Sektori i Bujqësisë”, “Sektori i Energjisë”, “Sektori i Mjedisit”, “Sektori i Shëndetësisë”, “Sektori i Transportit”, “Sektori Tatimor dhe Doganor” dhe “Zhvillim Ekonomik”.
Pasaportat e kompanive janë lehtësisht të aksesueshme nëpërmjet filtrave në makinën e kërkimit, duke përzgjedhur funksionin Shoqëri Koncesionare dhe duke përcaktuar si fjalë kyçe te objekti i veprimtarisë një nga kategoritë e kontratës së sipërcituar.
Për vitin 2024, sipas Projektligjit për Buxhetin e Vitit 2024, rezultojnë 219 projekte koncesionare aktive, me vlerë totale kontratash rreth 635 miliardë lekë. Renditur sipas kategorive, për vitin 2024 janë:
- 182 projekte koncesionare në kategorinë “Sektori i Energjisë”;
Tabela: Projekte Koncesionare në Sektorin e Energjisë
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
- 20 projekte koncesionare në kategorinë “Sektori i Transportit”;
Tabela: Projekte Koncesionare në Sektorin e Transportit
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
- 4 projekte koncesionare në kategorinë “Sektori i Shëndetësisë”;
Tabela: Projekte Koncesionare në Sektorin e Shëndetësisë
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
- 3 projekte koncesionare në kategorinë “Kontratë mbi Bazë Tarifore”;
Tabela: Projekte Koncesionare mbi Bazë Tarifore
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
- 3 projekte koncesionare në kategorinë “Sektori i Mjedisit”;
Tabela: Projekte Koncesionare në Sektorin e Mjedisit
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
- 2 projekte koncesionare në kategorinë “Sektori i Arsimit”;
- 2 projekte koncesionare në kategorinë “Sektori Tatimor dhe Doganor”;
- 2 projekte koncesionare në kategorinë “Zhvillim Ekonomik”;
- 1 projekt koncesionar në kategorinë “Sektori i Bujqësisë”.
Regjistrat Publik ku janë tërhequr të dhënat në vite për krijim e pasaportave të këtyre bizneseve janë: Buletine Dokument Zyrtar të Qeverisë Shqiptare; Arkiva Parlamenti; Qendra Kombëtare e Biznesit; Qendra e Licencimeve; Fletore Zyrtare Republika e Shqipërisë; Publikime Pagesa Drejtoria e Thesarit; Publikime të Agjencisë së Prokurimeve Publike; Publikime Regjistra Publik të Biznesit në vende EU; Publikime AKBN agjencia kombëtare e burimeve natyrore.
Po si produket i punës së Organizatës AIS, janë publikuar Raporte dhe Artikuj Hulumtues mbi Koncesionet dhe Partneritetet Privat Publik në vend të cilat aksesohen në faqen NdiqParate, Tema Koncesione. Ne artikujt e publikuar mund te gjeni informacion edhe për Koncesionet me Mbështetje Buxhetore.
Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli