Open Data Albania po hulumton mbi shpenzimet qeveritare të planifikuara për vitin 2024. Artikulli evidenton planifikimin e shpenzimeve buxhetore sipas funksioneve dhe kategorizimin sipas programeve të Qeverisë. Të dhënat janë Planifikime miratuar me Ligjin Nr. 97/2023 “Për Buxhetin e Vitit 2024”.

Për vitin 2024, shpenzimet e planifikuara janë rreth 737.4 miliardë lekë, që përbëjnë rreth 30.29% të Prodhimit të Brendshëm Bruto nominal të vitit 2024.

Në total janë dhjetë funksione publike të cilat garantohen nga shteti, për garantimin e të cilave janë planifikuar 565.7 miliardë lekë, ose 77% e shpenzimeve të Buxhetit për vitin 2024. Pjesa tjetër janë Shpenzime të Paklasifikuara. Peshën më të lartë në shpenzime e zë funksioni i Mbrojtjes Sociale me 29.30% të totalit të shpenzimeve plan 2024. Funksioni i dytë, Shëndetësia, zë 9.39% ndaj totalit të shpenzimeve. Në vend të tretë Çështjet Ekonomike zënë 7.90% të shpenzimeve plan 2024, ndjekur nga Arsimi, funksion i cili zë 7.55% të totalit të shpenzimeve buxhetore për vitin 2024.



Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Janë 171.7 miliardë lekë, rreth 23.3% e totalit të shpenzimeve buxhetore, që raportohen në kategorinë Shpenzime të tjera të Paklasifikuara. Këtu përfshihen Shpenzimet e Pushtetit Vendor (71.2 miliardë lekë), Pagesat për Shërbimin e Borxhit (66.2 miliardë lekë), Fondi Rezervë dhe Kontigjenca e Këshillit të Ministrave (21.7 miliardë lekë), Fondi i Rindërtimit (7 miliardë lekë) dhe Shpenzime të Tjera (5.6 miliardë lekë).

Pavarësisht planifikimit si kategori e veçantë, në fund të vitit, me konsolidimin e buxhetit faktik, shpenzimet e paklasifikuara shpërndahen sipas funksioneve përkatëse ku realizohen, duke krijuar diferenca midis planit dhe faktit të shpenzimeve buxhetore sipas funksioneve.



Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet sipas funksioneve për vitin 2024, të detajuar sipas programeve, janë planifikuar:

Mbrojtja Sociale 216.1 miliardë lekë (29.3% e totalit të shpenzimeve ose 8.9% e PBB-së), ku mbulohen programe si Sigurimet Shoqërore, Pensionet dhe Papunësia (175.7 miliardë lekë), Përkujdesi Social, Paaftësia dhe Ndihma Ekonomike (29.7 miliardë lekë), Emergjencat Civile (5.4 miliardë lekë) dhe Mbështetje Sociale për Ushtarakët (5.2 miliardë lekë).



Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shëndetësia  69.2 miliardë lekë (9.39% e totalit të shpenzimeve ose 2.84% e PBB-së), ku mbulohen programe si Shërbimi i Kujdesit Spitalor (42.6 miliardë lekë), Shëndeti Publik (4.3 miliardë lekë), Mbështetje për Shëndetësinë Ushtarake (1.9 miliardë lekë) dhe të tjera shpenzime për shëndetësinë (20.5 miliardë lekë).



Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Çështjet Ekonomike 58.2 miliardë lekë (7.90% e totalit të shpenzimeve ose 2.39% e PBB-së), ku mbulohen programe si Transporti (36.2 miliardë lekë), Bujqësia, Peshkimi dhe Pyjet (9.3 miliardë leke), Mbështetje për Komunikacionin, Energjinë, Burimet Natyrore dhe Industrinë (4.2 miliardë lekë), Çështjet e Përgjithshme të Zhvillimit Ekonomik dhe Punësimit (3.3 miliardë lekë), Mbrojtja e Konsumatorit (2.7 miliardë lekë) dhe Infrastruktura e Kullimit dhe Ujitjes (2.6 miliardë lekë).



Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Arsimi 55.7 miliardë lekë (7.55% e totalit të shpenzimeve ose 2.29% e PBB-së), ku mbulohen programe si Arsimi Bazë (27 miliardë lekë), Arsimi Universitar dhe Shkenca (15.1 miliardë lekë), Arsimi i Mesëm (8.7 miliardë lekë), Arsimi Profesional (3.5 miliardë lekë) dhe Arsimi Ushtarak (1.3 miliardë lekë).



Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shërbimet e Përgjithshme Publike  55.1 miliardë lekë (7.47% e totalit të shpenzimeve ose 2.26% e PBB-së), ku mbulohen programe si Shërbimet Qeveritare, Administrata Publike dhe e-Qeverisja (17.2 miliardë lekë);  Organet Ekzekutive – Planifikim, Menaxhim dhe Administrim (21 miliardë lekë), Organet Legjislative, Gjykatat dhe Pushteti Gjyqësor (6.8 miliardë lekë); Kompensimi i Pronave (4.4 miliardë lekë), Shërbimet Diplomatike (3 miliardë lekë), Prefekturat dhe Gjendja Civile (1.5 miliardë lekë), Rehabilitimi i të Përndjekurve Politik (1.2 miliard lekë).



Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Rendi dhe Siguria Publike 41.6 miliardë lekë (5.65% e totalit të shpenzimeve ose 1.7% e PBB-së), ku mbulohen programe si Policia e Shtetit (20.7 miliardë lekë), Sistemi i Burgjeve dhe Shërbimi i Provës (7.9 miliardë lekë), Buxheti Gjyqësor dhe Shërbimet Gjyqësore (4.9 miliardë lekë), SPAK dhe Institucionet e Drejtësisë (2.9 miliardë lekë), Garda e Republikës (2.3 miliardë lekë), Shërbimi Informativ Shtetëror (2.1 miliardë lekë), Gjykata Kushtetuese dhe Shërbimet e Avokatisë (0.8 miliardë lekë).



Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Mbrojtja  33 miliardë lekë (4.47% e totalit të shpenzimeve ose 1.35% e PBB-së), ku mbulohen programe si Forcat e Luftimit (24.9 miliardë lekë) dhe Mbështetja e Luftimit (8 miliardë lekë);



Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Strehimi dhe Komoditetet Komunitare – 29.3 miliardë lekë (3.97% e totalit të shpenzimeve ose 1.20% e PBB-së), ku mbulohen programe si Fondi Shqiptar Programe Zhvillimi dhe Infrastrukturë Vendore dhe Rajonale (15.6 miliardë lekë), Furnizimi me Ujë dhe Kanalizimet (11.5 miliardë lekë), Strehimi (1.4 miliardë lekë) dhe Menaxhimi i Mbetjeve Urbane dhe Planifikimi Urban (0.8 miliardë lekë).  



Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Funksione të tjera me peshë më të ulët në buxhet janë: Argëtimi, Kultura dhe Çështje Fetare (6.2 miliardë lekë apo 0.84% e totalit të shpenzimeve) dhe Mbrojtja e Mjedisit (1.3 miliardë lekë në peshe 0.18% të totalit të shpenzimeve buxhetore).



Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Për vitin 2024, shpenzimet sipas funksioneve janë planifikuar me rritje 5.62% (39.3 miliardë lekë) në raport me planin 2023.

Mbrojtja Sociale është funksioni me rritjen më të lartë të shpenzimeve buxhetore në vlerë (17.9 miliardë lekë rritje nga buxheti fillestar 2023). Nga ana tjetër, me rritje më të lartë në përqindje nga plani 2023 është funksioni i Mbrojtjes, me 27.2% rritje nga buxheti fillestar 23.

Krahasuar me buxhetin fillestar 2023, rënie në planifikimin e shpenzimeve buxhetore paraqitet në funksionin “Strehimi dhe Komoditetet Komunitare” me rreth 19.2% dhe “Shpenzime të tjera të paklasifikuara”, me rënie rreth 0.6% në planin e shpenzimeve.



Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Mbrojtja Sociale ka një rritje 9.02% për vitin 2024, Shëndetësia paraqet rritje 5.35%, ndërsa dy funksionet e tjera kryesore, Çështjet Ekonomike 6.8% dhe Arsimi rritje 9.09%, të dyja më të mëdha se norma mesatare e rritjes së shpenzimeve buxhetore (5.6%).

Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli