85 të rinj aktivist dhe gazetarë janë trajnuar nga organizata AIS mbi aspekte praktike të Gjurmimit të Korrupsionit përmes Open Data dhe Evidence-Based Data.
Ky cikël, ku trajnimi i fundit u mbajt në datat 11 dhe 12 tetor është pjesë e aktiviteteve të projektit EU4 Rule of Law: Citizens Engagement for Public Integrity (CEPI) in the Western Balkans and Turkey, projekt i financuar nga Bashkimi Europian.
Përdorimi i Open Data në parandalim dhe luftim rastesh korruptive është pjesë e misionit dhe aktivitetit të punës së Organizatës AIS. Organizata jonë është unike në punë e saj për krijimin dhe operimin e Data Bazave që sigurojnë transparencë dhe vlerësim risku në shpërndarjen e Parave dhe Kontratave Publike.
Konkretisht përmes Data Bazave si Spending Data Albania, Open Procurement Albania dhe Open Corporates Albania. Çdo aksion i shoqërisë civile në Parandalim dhe Luftim të korrupsionit lehtësohet përmes aksesit në të dhëna dhe databaza prioritare. Kjo infrastrukturë e të dhënave ku informacioni publikohet me një cilësi të lartë dhe në mënyrën që lejon lidhje mes dataseteve nxit aktivistët dhe gazetarët të bëhen pjesë e trajnimeve tona mbi Përdorimin e Open Data në Luftimin e Korrupsionit. Projekti EU4 Rule of Law zbatohet nga Transparency International dhe Organizatat Partnere.