Organizata AIS promotore e Open Data Albania mori pjesë në eventin e Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë Dita e Karrierës Maj 2025. Në 14 vitet e saj organziata jonë ka shënuar bashkëpunim dhe ndërveprim me Fakultetin e Ekonomë në UT, si student edhe staf akademik.

Në aktivitet dy nga Data Analistet e AIS promotor i Open Data Albania, Loida Hasa dhe Era Vukaj prezantuan për studentët mundësitë për Praktika dhe Punësim që organziata ofron për të rinj student në shkenca ekonomike. Një nga Programet tonë më të dedikuara për të rinjtë është Open Data Fellowship Youth Empowerment Against Corruption- Open Data Youth Network Applications Open for Internship and Training through Open Data, 4th Edition (April – October 2025) – Open Data Albania

Gjatë Ditës së Karrierës, në stendën e AIS u prezantuan projektet për Open Data Albania si dhe u diskutua mbi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe mbështetjes së advokimit mbi të dhëna.

Dhjetëra student të këtij universiteti kanë marrë pjesë në eventet tona kreative si DataThon apo në Praktikat Rinore. Të dhënat e data bazave tona Open Spending ; Open Procurement; Open Data përdoren gjerësisht nga Studentët në punët dhe temat e tyre kërkimore. Pjesa kryesore e stafit që ka punuar në 14 vite në Organizatë  në pozicionet Data Analist janë kryesisht të diplomuar nga Fakulteti i Ekonomisë UT.

AIS Open Data Albania është një organizatë e angazhuar për Transparencë Llogaridhënie dhe Mirëqeverisje. Organizata është e njohur për Data Bazat e krijuara për informim dhe transparencë ne kontraktime, Prokurime dhe Shpenzime Publike e po njësoj për rolin saj advokues në çështje të mirëqeverisjes dhe antikorrupsionit.

Në eventin e Fakultetit të Ekonomisë Dita e Karrierës “Hidh hapin tënd” morën pjesë mbi 50 organziata dhe biznese. Qëllimi i këtij aktiviteti, është të ndihmojë për një përqasje më të mirë ndaj tregut të punës, duke ofruar për studentët: Mundësi punësimi; Internship-e; Praktika mësimore; Angazhime vullnetare; Trajnime; Workshop-e; Informacion mbi bursa studimi jashtë vendit etj.