Organizata AIS – Promovuese e Open Data Albania
AIS (Instituti Shqiptar i Shkencave), organizatë që promovon transparencën dhe të dhënat e hapura (Open Data Albania), kërkon të angazhojë një Ekspert në Prokurime Publike me përvojë dhe njohuri të thelluara në legjislacionin dhe praktikat e kësaj fushe, për hartimin dhe ofrimin e një programi trajnimi të dedikuar.
Kriteret e Aplikimit
- Diplomë universitare në Shkenca Juridike ose Legjislacioni i Biznesit (Business Law);
- Mbi 5 vite përvojë pune dhe preferohen (por jo kusht) kandidatët me bashkëpunime të mëparshme me sektorin jopublik/OJF.
- Minimumi 3 vite përvojë pune në fushën e prokurimeve publike.
- Eksperienca të mëparshme në projekte apo angazhime të ngjashme.
- Aftësi të shkëlqyera në hartimin e dokumenteve analitike dhe përgatitjen e materialeve trajnuese në këtë fushë.
Qëllimi i Angazhimit
Eksperti do të hartojë dhe zhvillojë një program trajnimi dyditor për përfitues nga sektori jopublik, me fokus ngritjen e kapaciteteve për përdorimin e Sistemit Elektronik të Prokurimeve Publike, si dhe fuqizimin e transparencës në menaxhimin e fondeve publike.
Objektivat Specifikë të Trajnimit
- Ofrimi i informacionit mbi konceptimin dhe funksionimin e Sistemit Elektronik të Prokurimeve Publike.
- Prezantimi i praktikave më të mira, sfidave dhe problematikave në përdorimin e këtij sistemi.
- Hartimi i një raporti krahasues mes kuadrit ligjor shqiptar mbi Prokurimet Publike dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.
- Zhvillimi i trajnimit me pjesëmarrës nga sektori jopublik.
Shënim: Secili objektiv do të trajtohet në një periudhë pesëditore pune.
Detyra dhe Përgjegjësi
Detyra 1
Kryerja e një kërkimi në tavolinë (desk research), përfshirë një përmbledhje të praktikave më të mira në përdorimin e sistemeve elektronike të prokurimit publik, procesin e zbatimit dhe ndikimin e tyre në rritjen e transparencës.
Detyra 2
Hartimi i kurrikulës së trajnimit të bazuar në kërkimin e realizuar, me qëllim ndërtimin e kapaciteteve për përdorimin e sistemit (përfshirë regjistrimin, dokumentacionin dhe rregulloret), si dhe nxitjen e transparencës në përdorimin e fondeve publike.
Detyra 3
Përgatitja e materialeve të trajnimit (prezantime PowerPoint, pyetësorë vlerësimi etj.), në bashkëpunim me ekipin e projektit.
Detyra 4
Asistimi në zhvillimin e trajnimit dhe përgatitja e një raporti narrativ mbi ecurinë e trajnimit dhe rekomandimet për ndjekje pasuese (follow-up).
Kohëzgjatja dhe Pagesa
- Periudha e angazhimit: 10 Shtator – 15 Dhjetor 2025
- Numri total i ditëve të angazhimit: 20 ditë pune (5 ditë në muaj për çdo detyrë/dorëzim)
- Pagesa: 150 Euro/Ditë Pune (totali me tatim te përfshira)
- Pagesa do të realizohet pas dorëzimit të secilës detyrë, bashkë me fletën përkatëse të orëve të miratuar (timesheet).
- Ekziston mundësia për angazhime të tjera të ngjashme me AIS në të ardhmen apo periudha korrente, në projekte që lidhen me sektorin Prokurim Publik.
Vendi i Punës
Eksperti do të punojë në zyrat e AIS (pranë qendrës së Tiranës). Nuk ofrohet mundësia për punë në distancë.
Dorëzimet
- Zhvillimi i Kurrikulës së Trajnimit
- Kryerja e kërkimit në tryezë mbi përdorimin e Sistemit Elektronik të Prokurimeve Publike
- Hartimi i kurrikulës së trajnimit bazuar në gjetjet e kërkimit
- Rishikimi dhe finalizimi i përmbajtjes sipas komenteve
- Raporti i Analizës
- Finalizimi i një raporti mbi mënyrat se si modelet e Sistemeve Elektronike të Prokurimeve Publike mund të përmirësojnë transparencën dhe efektivitetin
- Prezantimi për Trajnimin
- Përgatitja e prezantimit të plotë për trajnimin, duke përfshirë: Ushtrime praktike, Prezantim rastesh dhe praktika të mira
- Zhvillimi i Trajnimit
- Përditësimi i materialeve sipas komenteve shtesë
- Realizimi i trajnimit për pjesëmarrësit e përcaktuar
Si të Aplikoni
Dërgoni CV-në dhe një Letër Motivimi (maksimumi 150 fjalë) në adresën: [email protected], me subjektin e emailit: Ekspert në Prokurim Publik.
Afati i fundit për aplikim: 5 Shtator 2025, por aplikimi i hershëm është i rekomanduar.
