Organizata AIS, promotore e Open Data Albania, kërkon të bashkëpunojë me një Ekspert/e me njohuri të thelluara në fuqizimin ekonomik të grave në sipërmarrje të reja dhe biznese të vogla. Qëllimi i angazhimit është bashkëpunimi për të dizenjuar disa aktivitete trajnimi ku fokusi është rritja e njohurive dhe aksesit përmes Prokurimeve Publike dhe programeve mbështetëse për sipërmarrje të reja lokale (startups, grante sektoriale, programe mbështetëse për grupe me mundësi të kufizuara).
🎯 Qëllimi i Angazhimit
Qëllimi i këtij angazhimi është:
- Dizajnimi i një aktiviteti formues dhe gjithëpërfshirës për gratë sipërmarrëse të reja dhe zotëruese të bizneseve të vogla apo familjare.
- Evidentimi dhe angazhimi i grupeve përfituese, biznese të reja apo me akses të kufizuar në informacion dhe burime, në nivel lokal (dy qarqe).
- Ofrimi i njohurive praktike dhe qasjeve të thjeshtuara për pjesëmarrjen e grave në procedurat publike të prokurimit dhe akses në fonde apo programe qeveritare të dedikuara.
📋 Detyra dhe Përgjegjësi
Eksperti/ja do të angazhohet për:
- Analizë paraprake mbi nevojat e grave sipërmarrëse dhe pengesat ekzistuese për akses në prokurime dhe mbështetje publike.
- Identifikimi i grupeve përfituese përmes konsultimeve të shkurtra, rrjeteve lokale apo kontakteve me organizata partnere.
- Dizajnimi i eventit trajnues, përfshirë objektivat, temat, strukturën dhe metodologjinë pjesëmarrëse.
- Përgatitja e materialeve të thjeshtuara për pjesëmarrëse jo-teknike (manual informues, udhëzues praktik, prezantime).
- Facilitimi i aktivitetit (1 ose 2 ditë, në Tiranë), përmes metodave ndërvepruese.
- Përgatitja e raportit përfundimtar (narrativ), me analiza, reflektime dhe rekomandime për hapa të mëtejshëm në fuqizimin gjinor në fushën e prokurimeve.
âś… Kriteret e Aplikimit
Kandidatët duhet të kenë:
- Diplomë universitare në Shkenca Sociale, Politika Publike, Zhvillim Gjinor, Ekonomi Sociale ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3 vite përvojë pune në fushën e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, preferohet në kontekstin e sipërmarrjes, punësimit apo aksesit në shërbime publike.
- Aftësi të dëshmuara në facilitim eventesh, dizajn programesh trajnimi dhe punë të ngjashme.
- Njohuri bazë mbi çështjet që lidhen me aksesin në financime publike, programe fuqizimi; grante apo prokurime, si dhe aftësi për t’i komunikuar ato në mënyrë të qartë e të kuptueshme për pjesëmarrëset.
🗓️ Kohëzgjatja e Angazhimit
- Totali i angazhimit: 15 ditë pune (përgatitje, realizim aktiviteti dhe raportim);
- Pagesa për ditë pune është 150 Euro / Ditë;
- Periudha e realizimit: Shtator – Nëntor 2025;
- Pagesa me honorar të dakordësuar, e shpërndarë në dy këste pas përfundimit të eventit dhe dorëzimit të raportit.
📍 Vendi i punës
Ekspertiza do të zhvillohet fizikisht në Tiranë (kërkohet prezencë në zyrat e AIS) dhe trajnimet në dy qytete respektive.
📬 Si të Aplikoni
Të interesuarat duhet të dërgojnë:
- CV të detajuar me përvojën relevante;
- Letër motivimi (deri në 250 fjalë), që përshkruan qasjen e tyre për këtë angazhim;
- Opsionale: Shembuj të materialeve apo metodologjive të përdorura më parë në aktivitete të ngjashme.
📧 Dërgo aplikimin në: [email protected] me subjektin: Ekspert për Trajnim Gratë në Prokurime
📅 Afati për aplikim: 5 Shtator 2025
