Në këtë artikull po listohen dhjetë Tenderat apo Prokurimet e mbajtuara në harkun kohor Janar – Gusht 2025 të renditura si Procedurat me Vlera më të Larta të fondit limit. Evidentimi i tyre është bërë duke konsideruar llojin e Procedurës, Statusin e Zhvillimit dhe llojin e Kontratave.
Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Në total këto dhjetë tendera janë me vlerë fond limit 18.1 miliard Lekë.
Këtu nuk është përllogaritur vlera e Koncesionit për projektimin, ndërtimin, financimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Milot-Balldre vlera e të cilit është parashikuar 364 732 924 EUR pa tatimin mbi vlerën e shtuar.
Sipas llojit të procedurës këto Big tendera janë 7 procedura të hapura mbi kufirin e lartë monetar (tender ndërkombëtar); 2 procedura të kufizuara por mbi kufirin e lartë monetar (po ndërkombëtar) dhe një Procedurë me negocim. Dy nga dhjetë procedurat me vlera më të larta janë Anuluar tashmë duke shënuar një rast mos realizimi të procedurës.
Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Autoriteti Rrugor Shqiptar (4 procedura), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Këshilli i Lartë Gjyqësor; Operatori i Blerjeve të Përqendruara dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit janë institucionet që kanë prokuruar tenderat me vlera më të larta.
Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Më tej po rendisim procedurat sipas vlerës fond limit.
Tenderi me vlerë më të lartë për vitin 2025 është Procedura e hapur Për Dhënien me Koncesion të segmentit për projektimin, ndërtimin, financimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Milot-Balldre vlera e të cilit është parashikuar 364 732 924 Euro pa TVSH. Prokurimi ishte publikuar fillimisht në dhjetor të vitit 2024 duke u anulluar me arsyetimin se, asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbushin kërkesat e ftesës për procedurën konkurruese, pra nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme.
Autoriteti Rrugor Shqiptar është institucioni i cili ka tenderuar katër tenderat më të mëdhenj për këtë vit;
Tender Ndertim rruga Kashar – Nyja Vaqarr Faza e Parë, me fond limit 3.33 miliard lekë pa TVSH. Procedura e hapur mbi kufirin e larte monetare është publikuar në qershor 2025 dhe në muajin Gusht është bërë njoftimi i Fituesit Përfundimtar. Në procedurë kanë garuar 10 ofertues, 4 prej tyre janë skualifikuar. Operatori ekonomik fitues është shpallur 4 A-M SHPK me Subjekt Mbështetës GECO 2003 dhe ofertë ekonomike 2.63 miliard lekë pa TVSH. Open Procurement Albania ka vlerësuar më Redflag këtë procedurë prokurimi pasi është skualifikuar oferta me vlerë më të ulët.
Tenderi Ndërtim rruga Kashar – Nyja Vaqarr Faza II me vlerë fondi limit 2.75 miliard lekë pa TVSH. Në procedurë kanë marrë pjesë 13 ofertues, janë skualifikuar nga gara 5 oferta ekonomike. Fitues përfundimtar është shpallur Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë ELMAZAJ KONSTRUKSION & INC S.P.A. Po ashtu dhe tenderi i dytë më i madh është shënuar me Redflag nga Open Procurement Albania pasi janë skualifikuar dy oferta me vlerë më të ulët.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar tenderin Zgjerim i superstradës Tiranë – Durrës Faza III me fond limit 2.5 miliard lekë pa TVSH. Procedura është shpallur në Korrik dhe janë dorëzuar 6 oferta pranë Autoritetit Kontraktor akoma nuk është bërë njoftimi i Fituesit.
Tender “Ndërtim By pas Sarande, Faza I” procedurë E hapur, mbi kufirin e lartë monetar me fond limit 2 miliard lekë. Procedura është shpallur në Korrik dhe numri i ofertave të dorëzuara është dy.
Operatori i Blerjeve të Përqendruara, ka njoftuar Procedurën e kufizuar mbi kufirin e larte monetar me titull Loti I, Blerje dhe Shpërndarje Uniforma, Grada, Stema dhe Shenja për Policinë e Shtetit me fond limit 2 miliard lekë pa TVSH. Tenderi për Drejtorin e Pergjithshme të Policise se Shtetit i cili është shpallur në muajin Prill është anuluar në Qershor me arsyetimin se “nevojat ose aftësia paguese e autoritetit ose entit kontraktor kanë ndryshuar”.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit ka publikuar Procedurën E hapur mbi kufirin e larte monetar për Pajisje të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit për përdorim zyre, Loti 6 – KOMPJUTERA me fond limit 1.35 miliard lekë. Tenderi është shpallur në Qershor, janë dorëzuar 8 oferta ekonomike pranë Autoritetit Kontraktorë.
Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, ka njoftuar një tjetër Procedurë të kufizuar mbi kufirin e larte monetar për Blerje uniforma dhe grada për Policinë e Burgjeve Loti 1, me fond limit 1.2 miliard lekë. Tenderi është publikuar në muajin Prill dhe në qershor është njoftuar anulimi i procedurës me argumentin e “rrethanave të paparashikueshme dhe objektive, nevojat ose aftësia paguese e autoritetit ose entit kontraktor kanë ndryshuar”.
Këshilli i Larte Gjyqësor ka njoftuar një procedurë të hapur mbi kufirin e larte monetar Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS) me vlerë fondi limit 1.03 miliard lekë. Tenderi është fituar nga kompania KREATX me ofertë 924 milionë lekë.
Brenda renditjes prej 10 Big Tender është përsëri një procedurë e njoftuar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, Procedurë e kufizuar mbi kufirin e larte monetar konkretisht Loti 1-Furnizim me lëndë djegëse diesel (Gazoil 10 ppm) për 14 Ente kontraktorë me fond limit 1 miliard lekë. Fitues është shpallur Bashkimi i operatori ekonomik është “KASTRATI ENERGY ” SHPK dhe “KASTRATI ENERGY TRADE” SHA. Procedura është vlerësuar më Redflag pasi në garë ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar procedurë me negocim, pa njoftim, Shërbimi postar për zgjedhësit nga jashtë vendit, me fond limit 1 miliard lekë. Tenderi është fituar nga kompania DHL INTERNATIONAL (Albania) me vlerë oferte 912 milion lekë.
Tendera të sektorëve Kryesor të Ekonomisë janë të publikuar në formatin Open Contracting në databazën e organizatës AIS Open Procurement Albania. Kjo databazë krijon për çdo procedurë një dashboard me informacion dhe dokumente të mirë-strukturuara duke bërë e vlerësimin me algoritëm të riskut për parregullsi në tenderim.
Shkarko excel: Prokurime Publike 1 Janar – 1 Shtator 2025, Renditje 10 Procedurat me Vlerë Fond Limit më të LartëKomente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Era Vukaj




