Në ambientet e AIS, me datë 27 Janar 2026 u zhvillua një prezantim informues me studentë aktivistë, me fokus njohjen me projektin iMonitor dhe përdorimin e platformës OpenTender.eu për monitorimin e prokurimit publik.
Gjatë takimit u prezantua qasja e monitorimit civil të kontratave publike, rëndësia e të dhënave të hapura për transparencë dhe llogaridhënie, si dhe mënyrat praktike se si qytetarët dhe të rinjtë mund të angazhohen në identifikimin e riskut dhe parregullsive në prokurim.
Temat kryesore të trajtuara:
- Pse monitorimi i kontratave publike është thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien;
- Roli i monitoruesve civilë në mbikëqyrjen e prokurimit publik;
- Vlerësimi i riskut të kontratave përmes të dhënave nga OpenTender.eu;
- Modeli i raportimit dhe dokumentimit të rasteve përmes Monithon.eu;
- Forcimi i kapaciteteve dhe rrjetëzimi mes aktorëve lokalë.
Për të aksesuar listën e pjesmarrësve: Kliko Këtu.
Foto nga aktiviteti:
Mbi projektin iMonitor 2.0
iMonitor 2.0 është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, që synon të fuqizojë qytetarët për të marrë pjesë aktive në monitorimin e kontratave publike, duke kontribuar në:
- rritjen e transparencës,
- forcimin e llogaridhënies,
- dhe luftën kundër korrupsionit në nivel lokal.
Projekti promovon një model inovativ monitorimi që kombinon analizën e riskut të bazuar në të dhëna me monitorimin në terren nga qytetarë të trajnuar, duke ofruar informacion të zbatueshëm për autoritetet publike.
Kontakto për pyetje:[email protected]
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit iMonitor 2.0, i financuar nga Bashkimi Evropian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë përgjegjësi e autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo Komisionit Evropian.





