Të nderuar anëtarë të Organizatave të Shoqërisë Civile, Gazetarë dhe Aktivistë,
Organizata AIS, e njohur si Open Data Albania, ju fton të merrni pjesë në një prezantim dhe trajnim mbi Monitorimin dhe Aktivizmin në Prokurime, Shërbime dhe Kontraktime Publike.
Ky trajnim zhvillohet në kuadër të projektit iMonitor 2.0.
Përse ju shërben ky trajnim:
- Për të kuptuar se si shpërndahen paratë publike përmes prokurimeve.
- Ku të gjeni të dhëna mbi tenderat dhe investimet në bashki ose sektorë të rëndësishëm.
- Si të identifikoni një proces me risk ku qytetari mund të mos marrë shërbimin e duhur.
- Si të bëni sensibilizim dhe raportim mbi këto zhvillime.
Moduli i trajnimit është shumë praktik dhe i dobishëm për punën tuaj në monitorimin dhe aktivizmin civil.
Eventi i parë ku mund të merrni pjesë është një workshop dhe trajnim mbi: “Assessing Corruption Risks in Public Contracting”, që do të zhvillohet:
- Data: 20 Shkurt 2026
- Ora: 09:30 – 11:30
- Vendi: Tiranë Shqipëri
Ky workshop ka për qëllim të fuqizojë pjesëmarrësit në vlerësimin e rreziqeve të korrupsionit në prokurimet publike, duke kombinuar analizën e të dhënave të prokurimit me monitorimin nga qytetarë të trajnuar.
Programi përfshin:
- Moduli 1.1: Kuptimi i korrupsionit dhe treguesve të rrezikut në prokurimet publike;
- Moduli 1.2: Vlerësimi i rreziqeve të korrupsionit duke përdorur OpenTender.eu;
- Diskutim mbi OpenTender.eu dhe raste praktike.
Trajnerët: Aranita Brahaj dhe Loida Hasa – stafi i projektit iMonitor 2.0.
Të interesuarit ftohen të plotësojnë Formën e regjistrimit më poshtë:
Për çdo pyetje ose detaj, ju lutemi të kontaktoni në [email protected].Nga çdo organizatë pranohet vetëm një përfaqësues, dhe ju lutemi të bëni konfirmimin me email brenda datës 16 Shkurt.
Ne email shkruani Konfrimoj pjesemarrje data 20 Shkurt, emer dhe mbiemer, organizaten dhe qytetin ku punoni. Brenda mundesive edhe nje nr telefoni.
Presim konfirmimin tuaj dhe pjesëmarrjen aktive në këtë aktivitet të rëndësishëm për transparencën dhe luftën kundër korrupsionit.

