Më 20 shkurt në Tiranë, organizata Albanian Institute of Science (AIS), partnere në projektin iMonitor 2.0, zhvilloi një trajnim për aktivistë, gazetarë dhe qytetarë të interesuar për të forcuar aftësitë e tyre në monitorimin e kontratave publike dhe rritjen e transparencës në komunitet. Trajnimi u organizua në kuadër të projektit “Supporting Law Enforcement with Public Procurement Data Analytics and Civil Monitoring”.

Për të parë Agjendën: Kliko Këtu.

Ky projekt ka për qëllim të fuqizojë qytetarët që të bëhen vëzhgues të kujdesshëm të kontratave publike. Moduli i trajnimeve kombinon njohuritë teorike me ushtrime praktike dhe synon të përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien në komunitete përmes raportimit të korrupsionit dhe devijimeve nga standardet e zbatimit të kontratave.

Programi i Trajnimit

Programi përfshin 4 module të specializuara, të fokusuara në:

  • Monitorimin e kontratave publike
  • Sektorin e ndërtimit
  • Mjedisin dhe klimën
  • Ushtrime praktike për raportim dhe përdorim të platformës së raportimit qytetar iMonitor

Programi i plotë i trajnimit (në anglisht, shqip dhe gjuhë të tjera):
https://imonitor.govtransparency.eu/training-program/

Vijimësia e punës së AIS

Ky trajnim është pjesë e vijimësisë së punës së AIS duke sjellë pjesëmarrësit shqiptarë në një rrjet Europian monitorimi të kontratave publike dhe duke përmirësuar aftësitë e tyre për raportim efektiv dhe transparent.

Partnerët e projektit iMonitor 2.0

Projekti bashkëpunon me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë organizata qytetare dhe ekspertë të sektorit publik për të mbështetur monitorimin dhe analizën e kontratave publike në të gjitha vendet pjesëmarrëse. Partner zbatues te projektit janë:

  • Government Transparency Institute (GTI) – Koordinator
  • Albanian Institute of Science (AIS) – Partner për Shqipërinë
  • Transparency International Bulgaria
  • Autorità Nazionale Anticorruzione (ANAC), Itali
  • Solution: Solidarity & Inclusion Association
  • Monithon Europe ETS
  • Anticorruption Academy (AAF), Poloni
  • Romanian National Agency for Public Procurement (ANAP)
  • Romanian Academic Society (SAR)
  • Catalan Antifraud Office
  • College of Professionals in Political Science and Sociology (Catalonia)]

Më shumë rreth projektit lexo në faqen e GTI:
iMonitor 2.0 – iMonitor Govtransparency

Programi i plotë i Trajnimit është i publikuar online ne gjuhën angleze, gjuhën shqipe dhe na gjuhë të tjera ta vendeve pjesëmarrëse në projekt:
Training program – iMonitor Govtransparency

Për t’u regjistruar në mekanizmin e raportimeve nga vullnetar dhe sinjalizues ndiq instruksione ne faqen e Projektit:
Updating the iMonitor Reporting Tool for iMonitor 2.0 – iMonitor Govtransparency

Nёse dëshiron të bëhesh pjesë e Trajnimeve dhe Raportimeve ne kuadër te iMonitor kontakto:
📧 [email protected] | 🌐 data.al


Ky projekt Financohet nga Unioni Europian.