Çfarë është Open Data

Open data eshte nje filozofi dhe nje prakike qe konsiston ne ofrimin informacioneve dhe te dhenave  ne menyre te lire. Keto te dhena duhet te mundesohen per perdorim nga cdo kush, pa kufizime te drejtash autori, patentimi apo mekanizma te tjere kontrolli. Praktika e Open Data i ka rrënjët në tezën e Merton i cili argumentoi për një lidhje midis rritjes në numër të protestantëve dhe zhvillimit ekonomik ne Anglinë e shekullit të XVII. Që nga ajo kohë teza e tij u bë bazë e metodologjive që kërkonin analizë në të dhëna të ndryshme për të krijuar një imazh sa më të qartë të gjendjes ekonomike.

Ndryshe nga botimet (publikimet) që jane publike qe ne percaktimin e tyre, te dhenat që janë rezultat kerkimesh, rezultat eksperimentesh apo informacion bruto i cili bëhet shkas për një botim janë shpeshherë të analizuara vetëm nga një kërkues apo një ent kërkues. Ofrimi i mundësisë së botimit edhe të të dhënave bazë për konsultim nga shumë kërkues është pikërisht baza e projekteve Open Data.

Lëvizja e Open Data si masë kontrolli ndaj qeveritarëve dhe administrimit të fondeve publike ka marrë një shtysë nga aktivistë dhe grupe të ndryshme në shumë vende perëndimore. Nëpërmjet publikimit të të dhënave publike, nëpërmjet përpunimit dhe analizimit të këtyre të dhënave, shumë shtete po tentojnë të rrisin kontrollin ndaj zyrave shtetërore duke promovuar transparencën në sistemet demokratike kudo në botë. Disa vende si ShBA, Mbretëria Britanike, Australia etj kanë ofruar sisteme të mirëfillta me katalogje me të dhëna publike. Në shumë shtete të tjera, inisiativat janë akoma jo zyrtare por janë gjithmonë e në rritje.