Inflacioni është një tregues I ndryshimi të nivelit të përgjithshëm të çmimeve në një ekonomi. Inflacioni matet si ndryshimi i Indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK), I cili mat ndryshimin e çmimit të një shporte artikujsh që përfaqson ato mallra që konsumohen zakonisht nga një familje.

ku:
       

   Indeksi I çmimeve të konsumit për periudhën t
   Çmimi në periudhën t
   Çmimi në periudhën bazë
   Sasia në periudhën bazë

Në rastin e Shqipërisë, historiku I normave te inflacionit mund të ndahet në tre nënperiudha:

  • Para vitit 1991, ku norma e inflacionit ishte 0, për shkak të ekonomisë së centralizuar;
  • 1991-1998, me norma shumë të larta dhe në disa vite me hiperinflacion (Hiperinflacion përkufizohet si një inflacion I akumuluar për një periudhë 3-vjecare mbi 100%.);
  • Pas vitit 1999, me një inflacion në nivele të ulta, nën kontroll.

Grafikisht periudha e parë paraqitet më poshtë:

Burimi: INSTAT, Banka e Shqiperise
Përpunimi dhe komentet: ODA

Viti me inflacionin më të lartë rezulton viti 1992 me 236.6%. Gjithashtu edhe viti I krizës 1997 është karakterizuar nga një rritje e madhe e nivelit të çmimeve, me 42.1%.

Grafikisht 10 vitet e fundit paraqiten:


Burimi: INSTAT, Banka e Shqiperise
Përpunimi dhe komentet: ODA

Banka e Shqipërisë ka vendosur si objektiv një nivel inflacioni prej 3% ±1% me qëllim sigurimin e një rritje të qëndrueshme ekonomike, pa patur luhatje të mëdha në nivelin e përgjithshëm të çmimeve.
Gjatë viteve 2000-2005 vihet re një tendencë në ulje e normës vjetore të inflacionit (me përjashtim të vitit 2003), ndërsa duke filuar nga viti 2006 e më tej treguesi ka qënë në rritje të vazhdueshme (me përjashtim të vitit 2008).