Open Data Albania ka hulumtuar mbi dëmin ekonomik të shkaktuar në bashkitë kryesore te vendit. Analiza hulumtuese përfshin harkun kohor 2007-2010. Frekuenca mesatare e kontrolleve të ushtruar është 1 kontroll në 2.5 vite. Të dhënat janë marrë nga Raportet për aktivitetin e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Buxheti i Shtetit, i publikuar nga MF. Sipas KLSH, dëmi ekonomik nënkupton shkelje të ligjshmërisë  në përdorimin e fondeve publike me efekte financiare.

Dëmi ekonomik në vlerë në 000 lekë paraqitet si më poshtë:
 

Burimi:Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komente:ODA

Vihet re se bashkia me vlerën më të madhe të dëmit ekonomik është Durrësi 58 667 000 lekë, e ndekur nga bashkitë e Fushë-Krujës dhe Himarës, me vlera përkatëse 23 420 000 lekë dhe 21 535 000 lekë.

Për të pasur një paraqitje sa më reale të dëmit ekonomik, ai është krahasuar me transfertat e pakushtëzuara ( fond që i jepet pushtetit lokal nga Buxheti i Shtetit në mënyrë të pakushtëzuar). Raporti i dëmit ekonomik me transfertat e pakushtëzuara paraqitet si më poshtë:
 

Burimi:Kontrolli i lartë i Shtetit
Analiza dhe komente:ODA

Mesatarja sipas raportit të  dëmit ekonomik kundrejt transfertave të pakushtëzuara është 4,82%. Bashkitë me raportin më të lartë të dëmit janë: Himara 30,59%, Fushë-Kruja 16,57% dhe Belshi 12,58%. Ndërsa, ndër bashkitë me raportin më të vogël të dëmit ekonomik janë Pogradeci 0,34%, Korça 1,02% dhe Vlora 1,13%.

Bashkitë që nuk  ndodhen në tabëlë nuk kanë vlerë analitike të rapotuar në Raportet për Aktivitetin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Asnjë e dhënë për vlerën e dëmit ekonomik nuk është publikuar për bashkinë e Tiranës për këtë periudhë kohore.

Demi ekonomik,transfertat e pakushtezuara dhe raporti i tyre sipas bashkive per periudhen 2007-2010

paraqiten ne trajte tabelare si me poshte:


Burimi:Kontrolli i lartë i Shtetit
Analiza dhe komente:ODA

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Flladina Zilja