1.    Të ardhurat totale

Grafiku nr.1 Totali i të ardhurave ndër vite
Grafiku nr.1 Totali i të ardhurave ndër vite

Në grafikun e mësipërm jepet ecuria e të ardhurave totale të shtetit shqiptar për periudhën 2000-2010. Sic mund të shikohet, ka një rritje të vazhdueshme të tyre. Rritja më e lartë vihet re në periudhat 2000-2001 me 11.5%, 2005-2006 me 12.4% dhe 2007-2008 me 15.8%. Ky trend pasqyrohet me qartë në tabelën në vijim

Periudha

01-00

02-01

03-02

04-03

05-04

06-05

07-06

08-07

09-08

10-09

11-10

Rritja në përqindje e të ardhurave

11.5%

6.1%

8.2%

10.2%

10.7%

12.4%

9.6%

15.8%

12.3%

2.0%

8.6%

Deri në vitin 2009 buxheti ka përjetuar një rritje të ndjeshme, cfarë flet për një performancë të mirë në sigurimin e të ardhurave dhe për një ekonomi në rritje, ndërkohë që pas këtij viti, kriza financiare në botë filloi të shfaqë shenjat e saj edhe në Shqipëri. Kjo coi në një rritje vetëm me 2% të të ardhurave totale në vitin 2010 kundrejt vitit 2009. Vëmendjen e tërheq periudha 2010-2011. Duhet theksuar se të dhënat e vitit 2011 i referohen parashikimeve të Ministrisë së Financave, të cilat shpesh herë tëntojnë të jenë shumë optimiste në fillim të vitit, por që në mënyrë të vazhdueshme, pas realizimit faktit të 9-mujorit, shoqërohen me një Akt Normativ. Ky Akt Normativ shpie në rivlerësim të treguesve fiskal, duke e afruar buxhetin më pranë realititet. Në këtë mënyrë, është ende për t’u testuar mbajtja e ritmit rritës prej 8% të të ardhurave totale.

2.    Shpenzimet totale 

Grafiku nr.2 Totali i shpenzimeve ndër  vite
Grafiku nr.2 Totali i shpenzimeve ndër  vite

Sic mund të shikohet nga grafiku, vihet re një rritje e vazhdueshme e shpenzimeve totale të Buxhetit të Shtetit.  Këto ritme janë më të larta kryesisht në periudhat 2007-2008 me 23% dhe 2008-2009 me 14.3%. Ndër faktorët kryesor që kanë ndikuar në këtë rritje të shpenzimeve për vitin 2008 janë investimet, të cilat janë rreth 37 miliard lekë më të larta se në vitin 2007. Ndërsa në vitin 2009 shkaku kryesor kanë qenë kryesisht shpenzimet korrente, të cilat janë rritur përafërsisht me 35 miliard lekë nga viti 2008.

Periudha

01-00

02-01

03-02

04-03

05-04

06-05

07-06

08-07

09-08

10-09

11-10

Rritja në përqindje e shpenzimeve

9.0%

3.5%

4.5%

10.6%

4.5%

11.4%

10.4%

23.0%

14.3%

-7.5%

10.0%

Interesante është tkurrja që kanë pësuar shpenzimet në vitin 2010, duke u ulur me 7.5% ku vendin kryesor e zënë investimet me një rënie prej 30 milard lekësh apo 30% kundrejt vitit 2009.

2.1    Struktura e shpenzimeve të buxhetit

Në grafikun e mësipërm jepet struktura e shpenzimeve të Buxhetit të Shtetit. Vihet re se deri në vitin 2005, zërin kryesor të shpenzimeve e zinin ato korrente, ndërkohë që pas këtij viti, trendi fillon të ndryshojë, duke i dhënë gjithmonë e më shumë përparësi shpenzimeve kapitale, si domosdoshmëri për të mbështetur rritjen ekonomike.

2.1.1    Shpenzimet kapitale


Grafiku i
mësipërm jep një ide të qartë të përparësisë që kanë marrë investimet ndër
vite. Rritja e tyre në mënyrë të vazhdueshme, kryesisht prej vitit 2005 është
mundësuar falë një performance të lartë të të ardhurave nga sektori fiskal, të
ardhurave nga privatizimi i disa objekteve të rëndësishme  si dhe mbështetjes nga financimi i huaj.  Vitet 2008 dhe 2009 shënojnë shifrat më të
larta, të cilat në fakt, përkojnë edhe me pagesat e kryera për punimet në rrugën
“Rrëshen-Kalimash”.

3.    Shpenzimet, të ardhurat dhe deficiti buxhetit

Në grafikun në vijim jepen tre treguesit më të rëndësishëm financiar të një vendi. Ajo që bie në sy është trendi në ulje i deficitit fiskal në periudhën 2001-2003 si pasojë e një ritmi rritës të të ardhurave më të lartë se sa ritmi rritës i shpenzimeve. Në vitet 2003-2004 deficiti rritet me 12% ndërkohë që në vitin 2005 realizohet tkurrja e tij në 28 miliardë lekë apo 3.4% e GDP-sw. Prej vitit 2006, ka një rritje të vazhdueshme të deficitit, i cili arrin në masën maksimale në vitet 2008, 5.5% tw GDP-sw dhe nw vitin 2009, 6.5% tw GDP-sw. Kjo është ndwr normat më tw larta tw deficitit tw përjetuara ndonjëherë nga financat shqiptare, e shkaktuar kryesisht nga financimi i rrugës Rrëshen-Kalimash. Mbarimi i financimit të kësaj rruge shoqërohet edhe me një rënie të deficitit në vitin 2010 me 49%.

Periudha

01-00

02-01

03-02

04-03

05-04

06-05

07-06

08-07

09-08

10-09

11-10

Rritja në përqindje e deficitit

1%

-6%

-11%

12%

-26%

4%

16%

77%

24%

-49%

23%

4.    Financimi i deficitit