Open Data Albania ka zbardhur sipërfaqet e dhëna me Qira nga Njësitë e Qeverisjes Vendore në funksion të prodhimit të energjisë së rinovueshme, përmes centraleve fotovoltaike. Në artikull evidentohen sasitë e sipërfaqeve të dhëna nga Bashkitë, vlera e qirasë dhe operatorët ekonomik fitues (ndërtuesit e centraleve fotovoltaike).

Artikulli ka marrë si bazë të dhëna të mirë-strukturuara nga ekipi i AIS në databazën Open Procurement Albania, web faqe me të dhëna mbi tenderët dhe kontratat publike, të cilat kërkojnë aplikimin e procedurës konkurrimit publik. Databaza krijon Pasaporta të këtyre tenderëve që në fazën e parë të shpalljes, deri në përfundim të procesit, që mbyllet me lidhjen e kontratës (ose në raste të tjera anulim procedure). Mes tyre edhe kategori kontratash Dhënie me Qira.

Dhëniet me Qira të Pasurive Shtetërore kërkojnë aplikimin e procedurës së konkurrimit publik sipas pikës I/1 të Vendimit të Këshillit të Ministrave, VKM Nr. 54, datë 05.02.2014, “Për Përcaktimin e Kritereve, të Procedurës e të Mënyrës së Dhënies me Qira, Enfiteozë apo Kontrata të Tjera të Pasurisë Shtetërore”, i ndryshuar.

Të dhënat në openprocurement.al tregojnë që janë 15 558 312 (pesëmbëdhjetë milion e pesëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e treqind e dymdhjetë) metra katror sipërfaqe toke, të dhëna me qira nga njësitë e qeverisjes vendore për ndërtim të centraleve fotovoltaike apo mbi 1 550 (një mijë e pesëqind e pesëdhjetë) hektarë. Kjo përmes 42 procedura prokurimidhënie me qira, për të cilat është lidhur kontrata apo është shpallur fituesi. Të gjitha procedurat e dhënies me qira të pronave të bashkive për ndërtim panele fotovoltaike (100%) rezultojnë me risk për mungesë konkurrence “RedFlag”.



Shënim: Kliko mbi fushën me emërtimin e Institucionit Vendor për të shikuar Përfituesit/Kompanitë Qiramarrëse
Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkia Poliçan është ajo që ka dhënë më shumë sipërfaqe nga pasuria shtetërore për këtë funksion. Konkretisht njësia e qeverisjes vendore ka lidhur 4 kontrata qiraje me sipërfaqe totale gati 5.5 milion metra katrorë. Kontrata me sipërfaqen më të madhe është lidhur me kompaninë “X One” shpk, 3.41 milion m2 kundrejt qirasë 60,117,600 (gjashtëdhjetë milion e njëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) lekë/vit pa TVSh. “X One” shpk ka përfituar gjithashtu 600 mijë m2 të tjera kundrejt qirasë 10.560.000 (dhjetë milion e pesëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë/vit pa TVSh.



Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Tabela: Sipërfaqe Toke në Pronësi të Bashkisë Poliçan të dhënë me Qira për ndërtim Parku Fotovoltaik
Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vend të dytë Bashkia Kolonjë, ka shpallur 12 procedura qiraje me sipërfaqe mbi 4.3 milion metra katrorë, për të cilat vetëm janë shpallur fituesit, por nuk janë lidhur ende kontratat. “Kail Energy” shpk rezulton operatori që ka marrë me qira më shumë metra katror pasuri shtetërore në pronësi të Bashkisë Kolonjë. Shoqëria është shpallur fitues për dy procedura me sipërfaqe e para 1 milion m2 me 17.6 milion lekë/vit qira dhe e dyta 697 mijë m2 me qira rreth 12.3 milion lekë/vit.

Bashkia Kolonjë gjithashtu ka një procedurë prokurimit me status Shpallur Procedura, po për funksion të prodhimit të energjisë së rinovueshme, me sipërfaqe 37 hektarë.



Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Sipërfaqe Toke në Pronësi të Bashkisë Kolonjë të dhënë me Qira për ndërtim Parku Fotovoltaik
Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkia Elbasan renditet e treta për nga sipërfaqja e tokës publike të dhënë me qira për ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Nëpërmjet 9 procedurave Bashkia ka dhënë me qira 3.29 milion m2 tokë publike, si dhe ka të shpallur 400 qind m2 të tjera sipërfaqe toke për panele fotovoltaike për të cilat nuk është fituar ende fituesi. Qiramarrësit më të mëdhenj të pasurisë shtetërore në zotërim të Bashkisë Elbasan janë “Gjeokonsult & Co” shpk dhe “I T M” shpk secili përfitues për 600 mijë m2 tokë, kundrejt qirasë përkatësisht 8.600.000 lekë/vit dhe 8.600.100 lekë/vit.



Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Sipërfaqe Toke në Pronësi të Bashkisë Elbasan të dhënë me Qira për ndërtim Parku Fotovoltaik
Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Njësia e Qeverisjes Vendore Vau i Dejës ka dhënë me qira mbi 1.4 milion m2 pasuri shtetërore përmes 10 procedurave prokurimi (5 lidhur kontratat dhe 5 vetëm shpallur fituesit). Larti – shpk është qiramarrësi më i madh, për rreth 507.8 mijë m2 sipërfaqe toke, pasuar nga Green Energy Generation, i cili ka marrë nga Bashkia Vau-Dejës 403 mijë m2 tokë publike kundrejt qirasë 5.762.900 lekë/vit. Në vend të tretë, Fortis Energy and Construction ka përfituar 256.7 mijë metra katror tokë publike përmes tre procedurave, përkatësisht Loti I, Loti II dhe Loti IV në Pasurinë Nr. 738, zk 3769, në fshatin Vig.



Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Sipërfaqe Toke në Pronësi të Bashkisë Vau – Dejës të dhënë me Qira për ndërtim Parku Fotovoltaik
Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkia Devoll ka lidhur kontratë qiraje me kompaninë Devolli Sun Power për sipërfaqe toke rreth 210 mijë m2 me vlerë qiraje rreth 2.7 milion lekë/vit si dhe ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve ekonomik Arna – shpk, ” Vildev – Co ” dhe Dritë, për dy procedura të tjera dhënie me qira, me sipërfaqe përkatëse rreth 265.56 dhe 330.87 metra katrorë. Në total bashkia ka dhënë me qira rreth 806.7 mijë metra katror tokë publike për ndërtimin e parqeve fotovoltaike.



Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Sipërfaqe Toke në Pronësi të Bashkisë Devoll të dhënë me Qira për ndërtim Parku Fotovoltaik
Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të tjera njësi të qeverisjes vendore që kanë dhënë me qira pasuri shtetërore për ndërtim centraleve fotovoltaike janë Bashkia Cërrik, Tepelenë, Lushnje, dhe Mat, secila ka dhënë me qira përmes vetëm një procedure prokurimi sipërfaqet përkatësisht 140 mijë, 77.4 mijë, 47.49 mijë dhe 25.5 mijë metra katrorë.



Tabela: Të tjera njësi të Qeverisjes Vendore që kanë dhënë sipërfaqe toke me qira për ndërtim Park Fotovoltaik (Njoftuar Fituesi)
Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Gjithashtu Bashkia Pogradec ka gati 409.2 mijë m2 tokë publike për të cilat ka shpallur tre procedura dhënie me qira, Bashkia Kukës një procedurë me sipërfaqe 150 mijë m2 dhe Bashkia Librazhd dy procedura me sipërfaqe totale 19 mijë m2.



Tabela: Të tjera njësi të Qeverisjes Vendore që kanë hapur procedura prokurimi – dhënie me qira tokë publike për ndërtim Park Fotovoltaik (Shpallur Procedura)
Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Interesant është fakti që në 57.1% të procedurave (apo 24 procedura) për dhënie me qira të pronave publike nga njësitë e qeverisjes vendore, në funksion të prodhimit të energjisë së rinovueshme, oferta fituese e qirasë është e njëjtë me vlerën minimale të përllogaritur dokumentet e shpalljes së procedurës bazuar në VKM Nr. 559, datë 29.07.2022 “Për përcaktimin e çmimeve dhe tarifave për dhënien në shfrytëzim/përdorim të Fondit Pyjor Kombëtar, për veprimtari ekonomike, si dhe për prodhimet drusore dhe jodrusore pyjore”.



Tabela: Oferta Fituese e Qirasë sipas Kompanive vs Çmimi minimal i Qirasë përllogaritur nga Njësia Prokuruese
Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në tetëmbëdhjetë procedurat e tjera (apo 42.9%) të dhënies me qira të pasurive shtetërore, oferta fituese e qirasë është fare pak mbi kufirin minimal të përllogaritur nga autoriteti prokurues. Konkretisht për 18 procedurat, vlera e qirasë është mesatarisht vetëm 1.36% më e lartë se çmimi minimal.

Te dhëna mbi Qiradhënie publike ne Bashki mund ti gjeni ne databazen për ProkurimeTransparente.al . Ndërsa lista e shoqërive te licensuara nga ERE është pjese e Menu databaza Open Corporates Albania.

Shkarko excel: Nëse deshironi te aksesoni excel ose dataset qe shoqeron kete artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli, Bibe Tota