Remitanca quhen transfertat neto pa kundërshpërblim për/nga jashtë vendit. Këto lloj transfertash janë një ndër komponentët e llogarisë korrente në bilancin e pagesave.

Në rastin e Shqipërisë këto transferta kanë qënë vazhdimisht pozitive sic mund të shikohet edhe në grafikun e mëposhtëm:


Burimi: Banka e Shqipërisë

Në vlerë absolute Remitancat kanë ardhur në rritje deri në vitin 2007, por kjo rritje ka pasur një tendencë rënëse, sidomos në vitet 2008-2009.

Grafikisht ritmi i rritjes së remitancave:


Burimi: Banka e Shqipërisë

Viti me rritjen më të madhe të remitancave është viti 2000 (143% krahasuar me vitin parardhës) dhe viti me uljen më të madhe është viti 2008 (-13%).

Arsyet kryesore të rënies së vitit 2008 lidhen me dërgesat në ulje të emigrantëve gjatë këtij viti si pasojë e krizës ekonomike globale dhe rënies ekonomike të vendeve të zhvilluara. Në afatgjatë ulja e remitancave pritet të sjellë rritje të deficitit korrent, dhe ulje të ritmit të zhvillimit ekonomik në mungesë të përmirësimit të treguesve të tjerë ekonomikë.