Inflacioni është një tregues I ndryshimi të nivelit të përgjithshëm të çmimeve në një ekonomi.

Inflacioni matet si ndryshimi i Indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK), I cili mat ndryshimin e çmimit të një shporte artikujsh që përfaqson ato mallra që konsumohen zakonisht nga një familje.

Në vitin 2010 norma e inflacionit vjetor arriti 3.4% (0.3% më e ulët se në vitin e mëparshëm). Gjatë muajit dhjetor, rritjen më të madhe e pësoi grupi “Ushqime dhe pije jo alkolike” i cili shënoi një rritje prej 4.6%, dhe brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 27.0% vërehet në nëngrupin ”zarzavate përfshirë patatet”.

Ndërkohë për periudhën 1-vjecare vihet re një rritje e madhe e çmimeve të nëngrupit “Vajra dhe yndyra“ me 11.5%, “Pije alkoolike dhe duhan“ me 6.5%, “Furnizim me ujë“ 28.8%, “Lëndë djegëse dhe energji“ me 12.7% dhe “Shpenzime të lidhura me medikamentet dhe shërbimet spitalore“ me 6.5%. Ndërkohë grupi me uljen më të madhe të cmimeve është “Veshje dhe këpucë“ me 2.3% si dhe “Pajisje audio-vizuale, fotografike“ po me 2.3%.

Muaji me normën më të lartë të inflacionit është muaji dhjetor, me një inflacion mujor prej 2.2%. Grafikisht norma mujore e inflacionit paraqitet më poshtë:


Burimi: Instat

Indeksi i cmimeve i detajuar: