Për vitet 2007-2011 vdekshmëria mëmësore qëndron në nivelin 31 vdekje për njëqind mijë lindje. Ky indikator ka ardhur në rënie pasi në vitet 1992-1996 shënohet në nivelin 44 vdekje në njëqind mijë lindje. Megjithatë Shqipëria ende qëndron në nivele tepër kritike. Vdekshmëria mëmësore në Europë është 5-7 nëna për 100 mijë lindje ndërsa në Shqipëri është ende 31 nëna për njëqind mijë lindje, pra afro 5 herë më e lartë.
Burimi: Banka Botërore
Komente dhe analiza: ODA
Edhe në krahasim me rajonin Shqipëria ka një tregues tëpër negativ. Ajo radhitet në mënyre alarmante si vendi me vdekshmëri mëmësore më të lartë në rajon. Në vendin tonë në cdo njëqind mijë lindje vdesin dy herë më shumë nëna se sa në Malin e Zi, dhe rreth katër herë më shumë nëna se në Maqedoni. Në krahasim me Greqinë në Shqipëri vdesin pesëmbëdhjetë herë më shumë nëna në njëqind mijë lindje.
Burimi: Banka Botërore
Përpunimi dhe analiza: ODA
Vendi me vdekshmërinë më të ulët mëmësore është Greqia, ku për 100.000 lindje , vdesin 2 nëna. Ndërsa ne Shqipëri në cdo 100.000 lindje vdesin 31 nena.
Nga ky hulumtim mbi të dhëna statistikore, konstatohet se politikat në sektorin e shëndetësisë dhe kushteve social kulturore në vend, paraqesin problematikë te theksuar.
Te dhenat mbi vdekshmerine memesore per 100 mije lindje ne Shqiperi dhe Rajon paraqiten te permbledhura ne tabelat dinamike me poshte:
Burimi: Banka Botërore
Përpunimi dhe analiza: ODA
Burimi: Banka Botërore
Përpunimi dhe analiza: ODA
Kontribuoi: Olta Begu
