Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës është ndër projektet që konsiderohet si problemi kryesor i financave publike, që është niveli i lartë i borxhit. Akoma dhe sot, qeveria Berisha nuk ka dhenë një shifër të saktë të fondit të harxhuar për ketë rrugë. Megjithëse është më e vogël se realiteti, shoqëria civile po tenton të japë shifrat e para.

Kështu, “Open Data Albania”, një projekt i financuar nga SOROS-i, ka realizuar një analizë për këtë projekt, bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave.

Sipas kësaj analize, rruga Durrës-Kukës ka kushtuar në total 98.7 miliardë lekë, shifër e investuar përgjatë viteve 2006-2010. Për këtë periudhë, rruga e kombit ka thithur 50 për qind të totalit të investimeve të të gjitha rrugëve kombëtare.  “Në vitin 2008 projekti u financua nga fondet e huaja me 31.8 miliardë lekë, gjë që ndikoi edhe në rritjen e borxhit të jashtëm për atë vit në 39.7 miliardë.

Ndërsa në vitin 2009 peshën e mbajti financimi i brendshëm, gjë që përkon me një rritje të borxhit të brendshëm për financimin e deficitit”,- theksohet në analizën e “Open Date Albania”.  Investimet për rrugën Durrës-Kukës kanë ardhur në rritje, duke kulmuar në vitin 2009 me 38.5 miliardë lekë.  Analiza evidenton se rruga e kombit është një ndër arsyet e nivelit të lartë të borxhit publik të vendit. Tregues që aktualisht është rreth 60 për qind i Produktit të Brendshëm Bruto, një nivel i konsideruar shumë i lartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

Gazeta Zeri i Popullit, Ekonomi, Data: Premte 11 Shkurt 2011.