Sipas analizës së projektit të financuar nga SOROS, në vitin 2008 projekti u financua nga fondet e huaja me 31.8 miliardë lekë, gjë që ndikoi edhe në rritjen e borxhit të jashtëm për atë vit në 39.7 miliardë. Ndërsa në vitin 2009 peshën e mbajti financimi i brendshëm, gjë që përkon me një rritje të borxhit të brendshëm për financimin e deficitit.
Investimet më të mëdha për rrugën Durrës-Kukës janë shënuar në vitin 2009, duke arritur shifrën e 38.5 miliardë lekëve. Rezultatet e analizës së “Open Data Albania” tregojnë se Rruga e Kombit është një ndër arsyet e nivelit të lartë të borxhit publik të vendit. Tregues që aktualisht është rreth 60 për qind i Produktit të Brendshëm Bruto, një nivel i konsideruar shumë i lartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës është ndër projektet infrastrukturore i cili konsiderohet si problemi kryesor i financave publike, që është niveli i lartë i borxhit.

Gazeta Mapo,Ekonomi, Data: Premte 11 Shkurt 2011.
