Fatura e buxhetit për ngjarjen e Gërdecit rezulton rreth 3 miliardë lekë, sipas kalkulimeve të “Open Data Albania” me mbështetjen e zyrës Fondacionit Sorros, selia e Bukureshtit. Në Buxhetin e Shtetit (faktik) rezultojnë të shpenzuara për vitin 2008, nën zërin “Dëmshpërblim për Gërdecin”, 2390 milionë lekë dhe në vitin 2009, 85 milionë lekë. Ndërkohë, të ardhurat nga donacionet në llogarinë e hapur nga Qeveria, në vitin 2008 ishin 489 milionë lekë. “Open Data”, bazuar në Dokumentin e integruar për Gërdecin, mbështetja financiare nga Buxheti i Shtetit është bërë fillimisht për zërat më poshtë: Dhënie ndihmë financiare familjeve të viktimave të shkaktuara nga tragjedia e datës 15. 03. 2008.
Vlera totale 52.000.000 lekë për familjet e 26 viktimave. Dhënie ndihme të menjëhershme financiare familjeve, shtëpitë e të cilave janë të pabanueshme, 50 000 lekë për person, por jo më shumë se 200.000 lekë për familje, me efekt total 113.000.000 lekë. Dhënie ndihmë e menjëhershme financiare punëtorëve të fabrikës së çmontimit të municioneve në Gërdec, të cilët kanë ndërprerë punën. Shtesë Fondi prej 20.000.000 për shtëpitë e pushimit, Durrës për mbulimin e shpenzimeve për akomodimin e familjeve të mbetura të pastreha. Ndihmë për pagesë qiraje për familjet, shtëpitë e të cilave janë shkatërruar tërësisht.
Gazeta Mapo, Ekonomi, 15 Shkurt 2011
