Shkalla e papunësisë është raporti midis numrit të të papunëve te regjistruar dhe numrit të popullsisë aktive (forcës së punës). Forca e punës përbën pjesën e popullatës e cila është në moshë pune (në Shqipëri nga mosha 16 deri në moshën e pensionit), dhe është në kërkim të vazhdueshëm për punë.

Të dhënat sipas gjinive për shkallën e papunësisë tregojnë cila pjesë e meshkujve dhe femrave që bëjnë pjesë në forcën e punës janë të papunë. Nga këto të dhëna, vihet re se shkalla e papunësisë midis femrave në vitin 2009 është 15.9%, ndërsa midis meshkujve është 12.2%. Kjo diferencë gjinore ka rezultuar thuajse në gjithë 10-vjeçarin e fundit:

Burimi: INSTAT, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Komentet dhe analiza: ODA

Sikurse mund të shikohet edhe nga grafiku, diferenca midis shkallës së papunësisë të femrave dhe meshkujve ka qënë rreth 6%, me përjashtim të tre viteve të fundit, madje në 2007 për herë të parë ky raport është prishur, kur ka patur më shumë të papunë midis meshkujve se midis femrave

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: R.E