Varfëria është një koncept i cili shprehet në mënyrë sasiore bazuar në treguesit e të ardhurave për frymë dhe në aftësinë e individëve për të përmbushur nevojat jetësore bazë.
Treguesit më të rëndësishëm të nivelit të varfërisë janë: përqindja e popullsisë që jeton në varfëri absolute (e përcaktuar në Shqipëri si numri i personave me konsum mujor real nën 4,891 lek), dhe përqindja e popullsisë që jeton në varfëri ekstreme (e përcaktuar si numri i personave që kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë ushqimore).
Metodologjia që është përdorur për llogaritjen e këtyre shifrave bazohet në vrojtime të kryera në familjet shqiptare gjatë periudhave qershor 2002, korrik 2005 dhe gusht 2008 nga një projekt i INSTAT, Bankës Botërore dhe UNDP.
Bazuar në dhënat e vrojtimeve, rezulton se në 2008, rreth 12.4% e popullsisë jetonte në varfëri absolute (rreth 373,137 persona), nga 25.4% në vitin 2002 (rreth 813,196 persona). Grafikisht numri i njerezve që jetojnë në varfëri absolute sipas viteve dhe zonave paraqitet:

Burimi: INSTAT, Banka Botërore dhe UNDP
Analiza dhe komentet: ODA
Pjesa më e madhe e personave që jetojnë në varfëri absolute jetojnë në zonat rurale, edhe pse diferenca me kalimin e viteve me zonat urbane ka ardhur në zbritje.
Përsa i përket varfërisë ekstreme, edhe ky tregues ka ardhur në rënie. Bazuar në të dhënat e vrojtimeve, rezulton se në 2008, rreth 1.2% e popullsisë jetonte në varfëri ekstreme (rreth 36,110 persona), nga 4.7% në vitin 2002 (rreth 150,473 persona). Grafikisht:
Burimi: INSTAT, Banka Botërore dhe UNDP
Analiza dhe komentet: ODA
Contributed by: R.E
