Një nga treguesit e pasurisë së individëve të një vendi është Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, i cili matet si raporti i PBB me numrin e popullsisë totale të atij vendi.

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi PBB për frymë të Shqipërisë krahasuar me vendet e rajonit bazuar në të dhënat e siguruara nga Banka Botërore.

Për t’i bërë të krahasueshme të dhënat me vendet e tjera, PBB për frymë është konvertuar në USD bazuar në kursin korrent (aktual) të këmbimit.

Krahasuar me vendet e rajonit, PBB për frymë paraqitet sipas grafikut:


Burimi: Banka Botërore
Analiza dhe komentet: ODA

Sikurse mund të shikohet nga grafiku, Shqipëria pozicionohet në vendin e parafundit në rajon me një PBB për frymë prej 3,808 USD (e ndjekur nga Kosova me 2,984 USD). Ndërkohë në vend të parë renditet Greqia (29,240 USD), e ndjekur nga Kroacia (14,222 USD), Turqia (8,215 USD), Mali i Zi (6,635 USD), Serbia (5,872 USD), dhe Maqedonia (4,514 USD).