Remitanca quhen transfertat neto pa kundërshpërblim nga jashtë vendit. Këto lloj transfertash janë një ndër komponentët e llogarisë korrente në bilancin e pagesave.

Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me nivelin e remitancave dhe normën e papunësisë në vendet e rajonit ku jetojnë një pjesë e emigrantëve shqiptare: Itali dhe Greqi. Të dhënat bazohen në statistikat e Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Qëndrore Europiane. Të dhënat e papunësisë janë llogaritur bazuar në mesataren e normës së papunësisë vjetore të Italisë dhe Greqisë.

Lidhja midis nivelit të remitancave të emigrantëve në Shqipëri dhe normës së papunësisë në Itali dhe Greqi, paraqitet në këtë mënyrë: 

Burimi: Banka e Shqipërisë, Banka Qëndrore Europiane
Analiza dhe Komentet: ODA

Niveli i remitancave në milionë lek, është llogaritur bazuar në kursin mesatar të Lek/Eur dhe Lek/Usd, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit:

 

Burimi: Banka e Shqipërisë
Analiza dhe Komentet: ODA

Norma mesatare vjetore e papunësisë në Itali dhe Greqi paraqitet sipas kësaj tabele:

 

Burimi: Banka Qëndrore Europiane
Analiza dhe Komentet: ODA

Sikurse mund të shikohet edhe nga grafiku, ka një lidhje të qartë midis normës së papunësisë në vendet e zhvilluara të rajonit, dhe nivelit të remitancave në Shqipëri. Kështu, në vitet 2004 – 2007, kur vendet e zhvilluara europiane patën një rritje të fuqishme ekonomike, që u shoqërua edhe me uljen e normës së papunësisë, niveli i remitancave të dërguara nga emigrantët shqiptarë ka qënë në nivelet maksimale historike. Ndërkohë në vitet 2008 – 2009, vihet re një ulje e theksuar e remitancave të emigrantëve, si pasojë e krizës globale dhe rënies ekonomike të vendeve të zhvilluara, që u shoqërua edhe me rritjen e papunësisë në këto vende. Kjo mund të jetë një tregues se emigrantët shqiptarë e kanë ndjerë në mënyrë të drejtpërdrejtë krizën ekonomike gjatë viteve të fundit.

Në afatgjatë ulja e remitancave pritet të sjellë rritje të deficitit korrent, dhe ulje të ritmit të zhvillimit ekonomik në mungesë të përmirësimit të treguesve të tjerë ekonomikë.

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: R.E