Investimet e huaja direkte janë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimit të një ekonomie.
Investimet e huaja direkte, përfshijnë investimet e individëve dhe institucioneve të huaja në ekonominë vendase, për blerjen e të paktën 10% të kapitalit të një ndërmarrje.
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi vlerën e investimeve të huaja direkte (IHD) në Shqipëri dhe rajon, bazuar në të dhënat e Bankës Botërore.
Me qëllim bërjen të krahasueshëm të këtij treguesi, për shkak të madhësive të ndryshme të ekonomive, investimet e huaja direkte (IHD) janë vënë në raport me produktin e brendshëm bruto (PBB) për secilin vend.
Të dhënat e përdorura për llogaritjen e raportit bazohen në të dhënat IHD dhe PBB të matura në dollarë amerikanë (USD) deri në fund të vitit 2009.
Grafikisht gjatë dekadës së fundi, vlera e investimeve të huaja direkte (IHD) në raport me produktin e brendshëm bruto (PBB) në përqindje ka ndyshuar sipas grafikut:

Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe Analiza: ODA
Sikurse mund të shikohet edhe nga grafiku, në fund të vitit 2009, pesha e investimeve të huaja direkte (IHD) ndaj produktit të brendshëm bruto (PBB) në Shqipëri ka qënë më e larta në rajon (8.1%), e ndjekur nga Kroacia (4.6%), Serbia (4.5%), Maqedonia (2.7%), dhe Bosnja dhe Hercegovina (1.4%).
Vihet re se rritja e IHD gjatë tre viteve të fundit në Shqipëri, është shoqëruar me uljen e IHD për vendet e tjera të rajonit.
Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, në vendet e rajonit vlerën maksimale të IHD ndaj PBB e ka arritur Serbia në vitin 2006 (17%), dhe po ky vend ka arritur edhe vlerën minimale të IHD ndaj PBB në vitin 2000 (0.85%).
Investimet e huaja direkte, janë një tregues i rëndësishëm i besimit të investitorëve të huaj në një vend, dhe ato ulen në kushtet e krizave ekonomike dhe politike, dhe rriten në kushtet e përmirësimit të ambjentit ekonomik dhe politik.
Komente dhe Analiza: Open Data AlbaniaKontribuoi: R.E
